Skip to content

Kërkojmë persona që duan të punojnë si Ndihmёs Personal të Personave me Aftësi të Kufizuara në Tiranë

Fondacioni “Së bashku” po zbaton projektin: “Pilotimi i shërbimit tё Ndihmёs Personale në Tiranë! ” me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB2), që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Projekti do të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e një modeli inovativ të shërbimit të Asistencës Personale në Shqipëri, bazuar në parimet e Jetesës së Pavarur dhe që synon të nxisë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundёsinё për të pёrcaktuar kush, ku, kur dhe si ofrohet shërbimi.

Ndihmёsi Personal mbështet personin me aftësi të kufizuara në shtëpi dhe në komunitet duke i mundësuar të jetojë i pavarur. Ky pozicion pune mund të përfshijë: • Mbështetjen personit me aftësi të kufizuara në arsim, punësim dhe aktivitete sociale. • Ndihmё pёr kujdesin personal (jo të gjitha pozicionet e kërkojnë këtë). • Ndihmё me detyra praktike dhe lëvizje në shtëpi dhe jashtë në komunitet.

Kush mund të aplikojë për t’u bërë Ndihmёs Personal?

  • Personi të jetë në moshë madhore, mbi 18 vjeç;
  • të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, kundërvajtjeje penale me dashje apo me vendim gjykate për dhunë në marrëdhëniet familjare;
  • Nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune
  • Të punojë me orare fleksibël
  • Të jetë i/e gatshëm të respektojë dhe të ndjekë udhëzimet e personit me aftësi të kufizuara për sa i përket detyrave që duhen kryer
  • Të jetë i/e gatshëm të marre pjesë në trajnimin një ditor përpara fillimit të punës
  • Të jetoje në Tiranë

* Zgjedhja përfundimtare e Ndihmёsit Personal bëhet nga vetë personi me aftësi të kufizuara

 Çfarë përfitoni nga projekti?

  • Një kontratë pune 10 mujore të paguar nga projekti
  • pagë të mirë
  • sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
  • trajnimi mbi Jetesën e Pavarur për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimin e Asistencës Personale

Si mund të aplikoni?

-Na shkruani në emailin tone: [email protected], whatsapp: 0692694515, ose Instagram: https://www.instagram.com/fondacioni_se_bashku/  dhe Facebook: https://www.facebook.com/sebashkufoundation

– Emri dhe mbiemri, një përshkrim i shkurtër i punëve të mëparshme (nëse keni punuar më parë) dhe pse dëshironi të punoni si Ndihmёs Personal

Afati i fundit për aplikim është 20 maj 2024.

 #NdihmёsPersonal #JetesaEPavarur

#SDG1 #SDG3 #SDG#SDG10 #UNDPAlbania #FondacioniSëBashku

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.