Sipas hulumtimeve, gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara janë veçanërisht në shënjestër të autorëve të dhunës për shkak të përjashtimit social, mungesës së strukturave mbështetëse, barrierave të komunikimit dhe perceptimeve negative sociale. Të dhënat tregojnë se incidenca e dhunës ndaj grave me aftësi të kufizuara e tejkalon shumë atë të grave pa aftësi të kufizuara.
Pabarazia gjinore dhe dhuna bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, ndërsa ~60% e dhunës demonstrohet fizikisht, format e tjera të dhunës si abuzimi seksual, shfrytëzimi ekonomik ose financiar nuk konsiderohen fare dhunë dhe gratë me aftësi të kufizuara janë më të prirura ndaj këtij lloji dhune.
Gjatë vitit 2026, Fondacioni Së bashku do të ndërmarrë një sërë aktivitetesh që adresojnë dhunën tek gratë me aftësi të kufizuara dhe promovojnё të drejtat dhe shëndetin seksual dhe riprodhues për personat me aftësi të kufizuara.
Kjo nismё zbatohet nga Fondacioni “Sё Bashku”, në kuadër të Programit “Zvogëlimi i Dhunës me Bazë Gjinore dhe praktikave të dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjegjshme Gjinore” i financuar nga Qeveria e Italisë dhe i zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.
#CoordInActionGBV #NoToGBV #ZeroGBV #FondacioniSeBashku