NDIHMËSI PERSONAL
MITE DHE FAKTE RRETH JETESËS SË PAVARUR
Udhëzues: Durrësi për të Gjithë
QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR
Personat me aftësi të kufizuar dhe sfida e aksesueshmërisë së transportit publik
Nevoja për të patur një transport publik cilësor dhe të përshtatur për të gjithë banorët e Tiranës, është akoma më i madh në këtë bashki sepse Bashkia e Tiranës është e përbëre nga 11 njësi bashkiake, me një popullësi prej 757,361 banorë dhe shtrihet në një territor prej 1,110.03 km². Ajo është bashkia më e madhe në territorin e Shqipërisë.
Jo vetëm kaq, por, duke marrë parasysh të ardhurat vjetore të banorëve dhe pamundësinë e pjesës më të madhe të tyre për të qënë në pronësi të automjeteve private, transporti publik mbetet një nga shërbimet më të rëndësishme që u ofrohet banorëve të kësaj bashkie. Por jo të gjithë banorët mund ta gëzojnë të drejtën e marrjes së këtij shërbimi. Personave me aftësi të kufizuar u është mohuar kjo e drejtë edhe pse ata janë një nga komunitetet me më shumë vështirësi ekonomike në shoqërine shqiptare.
Zanafilla e problemit qëndron në faktin që, Bashkia e Tiranës nuk ka një plan masash për aksesueshmërinë në transportit publik nga personat me aftësi të kufizuar, i cila është detyrim në bazë të Vendimi Nr. 1074, datë 23.12.2015. Gjithashtu kjo bashki, midis të tjerave, është në shkelje të VKM Nr.1503, datë 19.11.2008 sepse jo vetëm nuk ka bëre përshtatjen e linjave ekzistuese për ti bërë ato të aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuar ashtu si ky ligj parashikon, por ajo vijon me moszbatimin e Ligjit nr. 93/2014 dhe Ligjit Nr. 107/2014, në linjat e shtuara rishtazi, të cilat po ashtu janë të pa aksesueshme.
Mungesa e planit të masave reflektohet në një sërë sfidash, shpesh të pakëpërcyeshme, me të cilat personat me aftësi të kufizuar përballen.
Sfidat filllojnë nga stacionët e autobuzave të cilët nuk janë të aksesueshëm në shumicën e rasteve. Shpesh të mbyllura nga tre anë, duke detyruar personat me aftësi të kufizuar në lëvizje, të zbresin në rrugën kryesore për të aksesuar stacionin nga ana ballore e tij. Por shumë shpesh edhe trotuaret janë të papërshtatur, apo koshat e plehrave ndodhen shumë pranë stacionëve duke e bërë të pamundur aksesueshmërine.
Një sfidë tjetër është mbi-popullimi. Një person të cilit i duhet të përdori karrige me rrota e ka të pamundur përdorimin e transportit publik në këto kushte për arsyen e thjeshtë të mos pasjes së hapësirës së nëvojshme që i duhet për të lëvizur dhe për tu pozicionuar.
Kësaj sfide, i bashkangjitet dhe mungesa e rampave të cilat janë të nevojshme për ta bërë transportin publik të aksesueshem. Në disa linja, veçanёrisht linjat e shtuara rishtazi si për shembull, Linja A-Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit, rampat nuk ekzistojnë fare. Autobuzёt janё tё vegjёl dhe kanё shkallё nё hyrje.
Linjat kryesore janё pёrgjithёsisht tё pajisur me rampё, por ato nuk vihen në përdorim nga punonjësit e transportit publik. Mospërdorimi i tyre vjen si pasojë e mungesës së trajnimit të punonjësve të transportit publik për asistimin e personave me aftësi të kufizuar dhe në disa raste, ajo vjen si pasoje e mungesës së ndërgjegjësimit të këtyre punonjësve për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për aksesueshmëri të transportit publik.
Sfidat vazhdojnë me mungesën e afishimit të orareve në mënyrë të përshtatëshme për personat që nuk degjojnë apo shikojnë. Ata nuk shohin oraret dhe itinerarin dhe nuk njoftohen për vend-ndodhjen e stacionëve me anë të një shpjegimi audio. Mosmarrja e informacioneve të sipërpërmendura i përjashton ata nga përdorimi i lirë dhe i pavarur i shërbimit të transportit publik.
Eshtë e qartë që nevojat dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nuk pasqyrohen në politikat e ndjekura në nivel vendor dhe qëndror duke shkelur një sërë të drejtash të sanksionuara nga legjislacioni Shqiptar përfshirë këtu edhe Ligjin Nr.10 221, datë 4.2.2010 “Pёr mbrojtjen nga diskriminimi”.
Domosdoshmëria për përmirësimin e aksesueshmërisë në transportin publik është urgjent.
Ky artikull u realizua nga Qendra Steps në kuadër të projektit “Artivizëm” dhe mbështet nga “Lëviz Albania”, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Autor
*Irma Gjinaj dhe *Suela Lala
Fondacioni “Së bashku”
“Së Bashku” ndërmerr nismën: “Të mobilizohemi për marrjen e masave të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar ndaj COVID-19”.
Fondacionit “Së Bashku” ka ndërmarrë nismën: “Të mobilizohemi për marrjen e masave të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar ndaj COVID-19”.
Kjo nismë mbështetet nga UNDP Albania, në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind” – Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara United Nations Albania, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania .
Emergjenca e shkaktuar nga Coronavirus në Shqipëri ka shkaktuar vështirësi jo vetëm ekonomike por edhe shëndetësore për popullsinë në përgjithësi dhe në veçanti për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre.
Synimi i nismës tonë është të përmirësojë përgjigjen e organizatave të personave me aftësi te kufizuar në lidhje me situatën e emergjencës së Covid-19 nëpërmjet instrumenteve të mëposhtme:
• Përmirësimin e bashkëpunimit midis organizatave për identifikimin e saktë të situatës së personave me aftësi të kufizuar përgjatë emergjencës.
• Diskutimin dhe shkëmbimin e informacioneve mbi rrezikun e shtuar për personat me aftësi të kufizuar.
• Përfocimin e njohurive mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në kushtet e pandemisë. Ne fokus do të jetë në veçanti, Neni 11 I Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.
Për më tepër, ne do të hartojmë një raport i cili, do të përmbledhë analizën e situatës aktuale të personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu në raport do të përfshihen propozime për përmirësimin e situatës së personave me aftësi të kufizuar përgjatë pandemisë.
Periudha e zbatimit: Qershor- Tetor 2020
Personat me aftësi të kufizuar të harruar edhe përgjatë fazës së 2-të të pandemisë Covid-19
Autore: Suela Lala, Irma Gjinaj
Pandemia Covid-19 është në fazën e saj të dytë. Shqipëria ka filluar hapjen graduale duke ashpërsuar masat ligjore dhe duke zbatuar protokolle të posaçme për të shmangur përhapjen e mëtejshme tё virusit në popullsi.
Por, duket se pergjegjësia kryesore i është lënë ndërgjegjes së qytetarëve. Ky fakt bën që grupet e riskut të jenë akoma më të ekspozuar ndaj virusit në këtë fazë kaq delikate.
Ashtu si pergjatë fazës së parë të pandemisë, edhe në këtë fazë të dytë, personat me aftësi të kufizuar duket se janë lënë përsëri në harresë.
1.Personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për mbështetjen e ndihmësve personalё për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme si larja, të ushqyerit, lëvizja etj. Nuk ekziston asnjë protokoll apo udhëzim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me sjellen e figurës sё ndihmësit personal të personave me aftësi të kufizuar nё kёtё situatё. Këta persona e gjejnë veten te papërgatitur dhe të pambështetur në përballjen me një shёrbim qё ёshtё i domosdoshёm, por mban rrezik infeksioni njёkohёsisht.
2. Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe personat me aftësi të kufizuar gjenden përpara vështirësive ekonomike si pasojë e pandemisë. Pajisja e vetë këtyre personave, familjarëve të tyre dhe ndihmësve personalё me mjetet e duhura mbrojtëse, është një vlerë e shtuar buxhetin e shpenzimeve të personave me aftësi te kufizuar dhe familjeve të tyre. Do të ishte e arsyeshme dhe e domosdoshme që qeveria t’u siguronte mjetet mbrojtëse falas këtij grupi risku.
3. Në këtë fazë të dytë të pandemisë, personave me aftësi të kufizuar do t’u duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të Postës Shqiptare për të tërhequr pagesat pёr shkak tё aftёsisё sё kufizuar. Po ashtu, barrierat infrastrukturore që shpesh ndeshen në zyrat e postave dhe rradhët e gjata jashtë tyre e bëjne akoma më te vështirë dhe rrisin akoma më shumë rrezikun e infektimit nga virusi të personave me aftësi të kufizuar ose familjarёt e tyre që në shumicёn e rasteve janё prindёr në moshë të thyer. Masat lehtësuese të parashikuara për personat e moshës së tretë, të ndëmarra nga qeveria për dërgesën e pensioneve në banesat e të interesuarve, duhet të përfshijnë edhe personat me aftësi të kufizuar.
Grupi i personave me aftësi të kufizuar është njëri prej grupeve të riskut që përbën 6,2 % tё popullsisë ose rreth 184,987 shqiptarë, duket si i lёnë nё harresë edhe këtë herë.







