Ky projekt ka të bëjë me përdorimin e litigimit strategjik si një mjet i fuqishëm për të çuar përpara dhe forcuar mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri. Ne synojmë të përdorim litigimin strategjik jo vetëm për të zgjidhur një rast individual, por për të vendosur praktika ligjore që rrjedhin nga detyrimet sipas ligjit kombëtar dhe të drejtave ndërkombëtare të njeriut. Projekti synon të përmirësojë përgjigjet juridike ndaj diskriminimit të lidhur me aftësinë e kufizuar, të promovojë barazinë brenda sistemit ligjor dhe të nxisë një qëndrim më gjithëpërfshirës ndaj personave me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme. Ky proces kontribuon në mbylljen e boshllëqeve midis legjislacionit dhe praktikës, duke siguruar që ligjet që mbrojnë personat me aftësi të kufizuara nuk janë thjesht simbolike, por të zbatohen dhe respektohen në mënyrë aktive.
Për të nxitur një kulturë të të kuptuarit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, projekti do të hartojë një broshurë me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku Konventa e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara përdoret për interpretim.
Ky projekt mbështetet nga Civil Rights Defenders.
#FondacioniSëBashku; #CivilRightsDefenders; #LitigimStrategjik