Skip to content

Drejt takimit tё parë tё shteteve palë në Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore

Takimi i parë i shteteve palë në Traktatin e OKB-së për Ndalimin e Armëve Bërthamore do të zhvillohet në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë nga data 22 deri më 24 mars 2022.

Në këtë takim inaugurues, shtetet palë në TPNW do të mblidhen për t’u angazhuar për veprime konkrete për zbatimin e detyrimeve sipas Traktatit, duke përfshirë sigurimin e ndihmës për viktimat e përdorimit dhe testimit të armëve bërthamore, fillimin e riparimit të mjediseve të kontaminuara (neni 6) dhe universalizimin e Traktatit (neni 12).

Shtete të tjera që nuk janë palë në Traktat, si Shqipёria, janё tё ftuar për të marrë pjesë në takim si vëzhgues.

Fondacioni “Së Bashku” me mbështetjen e Fushatës Ndërkombëtare për Asgjёsimin e Armëve Bërthamore (ICAN) kanë ndërmarrё një sërë aktivitetesh në prag të takimit tё parë të shteteve palë.

– Hartimi dhe publikimi i një Fjalorthi me koncepte kyçe mbi Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore.

– Një sërë takimesh strategjike me institucionet kryesore shqiptare me synimin për t’i inkurajuar të marrin pjesë në Takimin e Parë të Shteteve Palë si vëzhgues.

– Një sërë paraqitjesh dhe shkrimesh mediatike mbi Traktatin dhe mbi diskutimet e pritshme në takimin e parë të Shteteve Palë.

– Fushatё në mediat sociale gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit që çon në takimin e parë të shteteve palë.

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.