Skip to content

Forcimi i kapaciteteve të organizatave të aftësisë së kufizuar në Elbasan

Fondacioni Së Bashku, në partneritet me Active Disabled People Albania (ADP), në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale edhe Rinisë, mbështetur nga programi UNSSIA i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD), financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kanë zbatuar një nismë që synon forcimin e organizatave të aftësisë së kufizuar në Elbasan.

 

Nisma startoi në shtator 2016 dhe përfundoi në dhjetor të po këtij viti.

 

Objektivat e nismës:

 

-Forcimi i kapaciteteve të organizatave të aftësisë së kufizuar në Elbasan

– Forcimi i bashkëpunimit midis organizatave të aftësisë së kufizuar

– Ngritja së bashku e çështjes së aksesueshmërisë me Bashkinë Elbasan, nëpërmjet një aksioni të vendosur bashkarisht e duke përdorur njohuritë e marra nga cikli i trajnimeve.

 

Rezultatet e nismës

 

Ky projekt trajnoi organizatat e aftësisë së kufizuar të cilat punojnë për promovimin e të drejtave apo në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar në Elbasan.

 

Trajnimet u fokusuan në 3 drejtime kryesore:

  • Statistika dhe modelet e aftësisë së kufizuar; Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe legjislacioni shqiptar.
  • Menaxhimi i vetë organizatave dhe i çështjeve financiare.
  • Komunikimi, media dhe advokacia.

Pas trajnimit të fundit u krye një aktivitet i përbashkët i organizatave pjesëmarrëse me synim sjelljen në vemendjen e Bashkisë Elbasan të çështjes së aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar. Aksesueshmëria është e rëndësishme edhe një parakusht për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera.

 

Nga këto trajnime, përfituan jo vetëm organizatat e aftësisë së kufizuar në Elbasan por edhe Fondacioni Së Bashku dhe ADP.

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.