FUQIZIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËRMES EKONOMISË QARKULLUESE
 
														Ky projekt fuqizon personat me aftësi të kufizuara përmes ekonomisë qarkulluese. Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri kanë karrige me rrota si dhe pajisje të tjera lëvizshmërie të vjetra dhe të dhuruara, të cilat prishen shumë shpejt dhe përfundojnë në mbetje, duke përfshirë bateritë e karrigeve me rrota elektrike që janë të rrezikshme. Përmes kësaj iniciative, ne do të ndërtojmë sistemin e riparimit të karrigeve me rrota të vjetra dhe pajisjeve të tjera ndihmëse, për 50 persona me aftësi të kufizuara në të gjithë Shqipërinë, përmes një shërbimi levizes të një mekaniku dhe një asistenti që do ta bëjë këtë pune duke zvogëluar në këtë mënyrë mbeturinat dhe duke zgjatur jetëgjatësinë e këtyre pajisjeve. Për më tepër, projekti do të ofrojë shërbimin duke punësuar kryesisht persona me aftësi të kufizuara, me një fokus të veçantë tek gratë me aftësi të kufizuara që do të jenë udhëheqëset e iniciativës dhe gjithashtu përfitueset kryesore të shërbimit të riparimit.
Ky projekt është inovativ sepse për herë të parë përqendrohet në reduktimin e mbetjeve nga karriget me rrota të vjetra të dhuruara në Shqipëri dhe mjete të tjera lëvizëse dhe bateritë veçanërisht të rrezikshme të karrigeve me rrota elektrike. Nisma sjell një ndryshim duke zgjatur jetëgjatësinë e këtyre pajisjeve duke i mirëmbajtur dhe riparuar ato dhe në këtë mënyrë duke u shërbyer shumë personave me aftësi të kufizuara, të pamundur për të lëvizur lehtësisht në të gjithë Shqipërinë. Për më tepër, e bën këtë duke punësuar vetë personat me aftësi të kufizuara në këtë proces dhe veçanërisht si udhëheqëse, gra me aftësi të kufizuara.
Ky projekt zbatohet nga Fondacioni “Se Bashku” në kuadër të projektit #EU4CELC i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet nga GIZ Albania në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.”
#EU4CELC #circulareconomyAlbania #circularsolutions #circulartransition #circularinnovation #qendraEden #FondacioniSeBashku #GenderEquality #CircularSolutions #GreenAndEqual