Skip to content

HeForShe

Fondacioni “Së Bashku”, me mbështetjen e UN WOMEN në Shqipëri ju bashkua nismës Heforshe, me disa aktivitete që kishin në fokusin e tyre të rinjtë.

 

Kjo nismë u zbatua gjatë vitit 2015. 

 

Nisma HeForShe ka si qëllim ngritjen e çështjes së barazisë gjinore dhe rritjen e mbështetjes për të drejtat e grave dhe vajzave nga burrat dhe djemtë.

 

Nisma synon të frymëzoi djemtë që të jenë zëri i çështjeve të gave dhe vajzave.

 

 Në kuadër të kësaj nisme u mbajtën aktivitetet e mëposhtme:

  1. Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të organizatave rinore në Tiranë. Në këtë tryezë u diskutuan problematikat e përfshirjes në shoqëri dhe realizimit të të drejtave të tyre për gratë dhe vajzat. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe perspektiva e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuar.
  2. Koncert me muzikë live me temë HeForShe. Gjatë këtij koncerti, jo vetëm u luajt muzikë live dhe të rinjtë kishin mundësi të argëtoheshin dhe kërcenin, por gjithashtu u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese në kuadër të nismës HeForShe. Të rinjtë pjesëmarrës gjithashtu u angazhuan nëpërmjet një peticioni se do të ishin në mbështetje të të drejtave të grave dhe vajzave.

 

Aktivitetet e nismës u mbajtën në Biznesin Social “E Jona”, që është themeluar dhe drejtuar nga Fondacioni “Së Bashku”

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.