HeForShe
Summary
Gallery
Fondacioni “Së Bashku”, me mbështetjen e UN WOMEN në Shqipëri ju bashkua nismës Heforshe, me disa aktivitete që kishin në fokusin e tyre të rinjtë.
Kjo nismë u zbatua gjatë vitit 2015.
Nisma HeForShe ka si qëllim ngritjen e çështjes së barazisë gjinore dhe rritjen e mbështetjes për të drejtat e grave dhe vajzave nga burrat dhe djemtë.
Nisma synon të frymëzoi djemtë që të jenë zëri i çështjeve të gave dhe vajzave.
Në kuadër të kësaj nisme u mbajtën aktivitetet e mëposhtme:
- Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të organizatave rinore në Tiranë. Në këtë tryezë u diskutuan problematikat e përfshirjes në shoqëri dhe realizimit të të drejtave të tyre për gratë dhe vajzat. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe perspektiva e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuar.
- Koncert me muzikë live me temë HeForShe. Gjatë këtij koncerti, jo vetëm u luajt muzikë live dhe të rinjtë kishin mundësi të argëtoheshin dhe kërcenin, por gjithashtu u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese në kuadër të nismës HeForShe. Të rinjtë pjesëmarrës gjithashtu u angazhuan nëpërmjet një peticioni se do të ishin në mbështetje të të drejtave të grave dhe vajzave.
Aktivitetet e nismës u mbajtën në Biznesin Social “E Jona”, që është themeluar dhe drejtuar nga Fondacioni “Së Bashku”