Skip to content

Mite dhe Fakte mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese për personat me aftësi të kufizuara

Në vitet e fundit, Fondacioni Së Bashku ka ndёrmarrё një lëvizje për të thyer tabutë rreth shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri dhe për të kuptuar dhe adresuar barrierat sistematike që i pengojnë personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë këto të drejta në mënyrë të barabartë me të tjerët.

Në vazhdim të punës që kemi bërë në të kaluarën, këtë vit, do të përgatisim dhe publikojmë një dokument “Mite dhe Fakte” mbi mitet më të zakonshme mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese për personat me aftësi të kufizuara dhe do t’i zbërthemë ato duke ofruar fakte.

Dokumenti do të publikohet dhe shpërndahet i printuar dhe online. Çdo mit bashkё me faktin që e shoqëron, do të ndahet përmes postimeve në mediat sociale, me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e komunitetit.

Pas përfundimit tё botimit, do të zhvillohet nga një trajnim me organizatat e personave me aftësi të kufizuara në tre bashki kryesore në Shqipëri: Tiranë, Durres dhe Shkodër.

Për të arritur një audiencë më të gjerë dhe për të ndryshuar stereotipet dhe për të thyer tabutë rreth shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese për personat me aftësi të kufizuara do të pёrdoren edhe mediat tradicionale

Ky projekt zbatohet nga Fondacioni “Se Bashku” mbështetur nga UNFPA në Shqipëri në bashëpunim me Qeverinë Shqiptare, në kuadrin e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush të Mos Mbetet Pas” (LNB2), financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

#MiteDheFakte #Njeri=QënieSeksuale #SRHR #TaThemiMeZëTëLartë #FondacioniSëBashku #UNFPAAlbania

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.