Përgatitja dhe shpërndarja e pyetësorit për Shqipërinë mbi Aksesin në Shërbimet e Planifikimit familjar gjatë Covid-19
Fondacioni “Së Bashku” po asiston Rrjetin Evropian për Jetesë të Pavarur (ENIL) dhe UNFPA në kryerjen
e studimit “Akses në informacion dhe shërbime të planifikimit familjar”.
Ky studim ka si synim të mbledhë përvojat e grave me aftësi të kufizuara, grave që kanë përjetuar dhunë
nga partneri dhe gratë me HIV në lidhje me aksesin e shërbimeve të planifikimit familjar gjatë
pandemisë në Evropën Lindore dhe Azi.
Gjatë fazës së parë të projektit Fondacioni “Së Bashku” përktheu dhe përshtati pyetësorin, e testuam
dhe më pas e zbatuam duke e shpërndarë tek përfituesit.
Kërkojmë bashkëpunimin tuaj në plotësimin e pyetësorit në këtë link duke klikuar këtu!
Si ka ndikuar Covid 19 në marrjen e shërbimeve të planifikimit familjar?
Nëse jeni një grua me aftësi të kufizuar, keni përjetuar dhunë nga partneri apo jeni një grua me HIV,
bëjeni zërin tuaj të dëgjohet!