Plazh i aksesueshëm në Kavajë/Shqipëri!
Summary
Gallery
Projekti “Plazh i aksesueshëm në Kavajë/Shqipëri” mbështetet nga Qeveria Australiane dhe zbatohet nga Fondacioni “Sё Bashku”.
Aktivitetet e projektit përfshijnë:
- Realizimi i një plazhi publik në Kavajë/ Shqipëri plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Elementet e aksesueshmërisë do të përfshijnë:
- një rrogoz aksesi i cili është i rezistueshëm ndaj ujit dhe krijon akses në ujë për karrocat, personat që përdorin karrige me rrota, personat me dëmtime shikimi, këmbësorët etj.;
- një karrige me rrota lundruese plazhi që do të lejojë personat me aftësi të kufizuara fizike. për të shijuar detin;
- një dush të hapur i cili është i aksesueshëm për personat me të gjitha llojet e aftësive të kufizuara;
- sinjalistika e nevojshme për identifikimin e plazhit të aksesueshëm;
- vend parkimi i rezervuar;
- rampё aksesi që lidh rrugicёn pёr nё plazh me trotuarin.
- Një dokument që përfshin përcaktimet ligjore për aksesin e personave me aftësi të kufizuara në stacionet e plazhit si dhe praktikën e mirë që kemi realizuar nëpërmjet plazhit të parë të aksesueshëm në Shqipëri. Ky dokument do të shërbejë për edukimin dhe informimin e operatorëve të tjerë në plazhe dhe bashki bregdetare në të gjithë Shqipërinë për të bërë ndërhyrjet e duhura për personat me aftësi të kufizuara.
- 5 paraqitje mediatike në mediat kombëtare për të promovuar rëndësinë e plazheve të aksesueshme në Shqipëri, si një mënyrë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe barazinë por edhe si një nxitje dhe një vlerë e shtuar për ofertën turistike shqiptare.
- Një takim i hapur inaugurues në plazhin e aksesueshëm me pjesëmarrës si: Kryetari i Bashkisë së Kavajës, bizneset e sektorit turistik, Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, organizata jofitimprurëse të të drejtave të aftësisë së kufizuar, media etj.