Shpërndarja e jastëkëve anti-dekubitus dhe materialeve të tjera për 26 persona me aftësi të kufizuar
Ky projekt u mundësua nga MAAS- Besa dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Shqipëri. Projekti u zbatua gjatë vititt 2016.
Nisma mori jetë falë vullnetit të mirë tё dy shqipëtarëbe- amerikanë, Ilir Zela dhe Ilir Qirici. Ata ndërmorën një iniciativë për mbledhje fondesh për tu ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
Ndërkohë, Kryqi i Kuq Shqipëtar ndihmoi me procedurat e zhdoganimit të materialeve dhe materialet e ardhura u magazinuan në hapësirat e tyre.
Fondacioni “Së Bashku” ndihmoi në identifikimin e personave me aftësi të kufizuar, të cilët kishin nevojë për këto pajisje si edhe në shpërndarjen e tyre.
Bashkëpunimi midis tre organizatave u erdhi në ndihmë shumë personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri me mjete dhe pajisje të cilat janë jetësore për ta.
The results of the initiative:
- Me paratë e mbledhura u blenë paisje të ndryshme për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
- U blenë rreth 26 jastek anti-dekubitus dhe 3 dyshekë anti-dekubitus.
- MAAS-Besa solli nga SHBA një numër të madh karrigesh me rrota, paterica e mjete të tjera për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
Duhet të theksojmë që me organizatën MAAS- Besa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi bashkëpunuar edhe shumë herë të tjera duke ndihmuar, mbledhur fonde për persona me aftësi të kufizuar në Fushë Krujë, Vlorë e qytete të tjera.