Takime informuese mbi aftësinë e kufizuar me mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare Tiranë
Summary
Gallery
Fondacioni “Së Bashku” me mbështetjen e Global Albanians Foundation (GAF) zbatoi nismën: “Takime informuese mbi aftësinë e kufizuar me mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare Tiranë”
Ky projekt u zbatua gjatë vitit 2015.
Projekti kishte si synim trajnimin e mësuese për arsimin gjithëpërfshirës dhe takime me nxënësit për të folur mbi aftësinë e kufizuar.
Kjo nismë u realizua në në tre shkolla të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Qëllimi i nismës:
- Ky projekt ka si synim të informojë mësuesit e shkollave 9-vjeçare mbi aftësinë e kufizuar, modelet dhe përqasjet ndaj saj, disa konsiderata etike të cilat duhen të mbahen parasysh gjatë punës me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe një prezantim mbi parashikimet e legjislacionit shqiptar përsa i përket arsimimit të personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, trajnimi me mësuesit do të përmbajë informacion në lidhje me arsimin gjithëpërfshirës si koncept, hartimin e një plani PEI dhe problematika të tjera që hasen gjatë punës.
- Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin e vetë nxënësve të këtyre shkollave në mënyrë që të mbështesin bashkëmoshatarët e tyre me aftësi të kufizuara. Gjatë takimit me nxënësit do të shfaqet një dokumentar i shkurtër, i cili paraqet përditshmërinë e të jetuarit me aftësinë e kufizuar të katër personave. Pyetje dhe diskutime vijuan nga pjesëmarrësit.
The results of the initiative:
- U trajnuan rreth 20 mësues në seclën prej shkollave të përfshira në projekt. Në fund të trajnimit u shpërndanë nga Fondacioni “Së Bashku” certifikata për mësuesit.
- U mbajtën tre diskutime të hapura me nxënësit e tre shkollave të përfshira. Në nisje të diskutimeve u shfaq një dokumentar që tregon problematikat që hasim personat me aftësi të kufizuar për të marë pjesë në shoqëri.