Skip to content

Të rinjtë për gjithёpërfshirjen!

Kohëzgjatja: Prill 2022 – Shkurt 2023

 

Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është edukimi i të rinjve të bashkive Kamëz, Vorë dhe Kavaje për aktivizmin dhe diversitetin rinor, me synimin përfundimtar krijimin e një grupi për çdo bashki prej 15 aktivistësh që mund të sjellin ndryshime konkrete/ 40 nisma, ku bëhet fjalë për përmirësimin e aksesit për personat me aftësi të kufizuara, përmirësimin e gjithëpërfshirjes së shërbimeve ekzistuese të bashkive dhe ngritjen e ankesave ndaj bashkive për të garantuar një komunitet gjithëpërfshirës për të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuara.

Objektivat:

I. Përmirësimi i informimit dhe edukimit të të rinjve në 15 shkolla të këtyre bashkive për aktivizmin rinor, diversitetin dhe në veçanti për problemet e aftësisë së kufizuar dhe të shëndetit mendor me qëllim që të ketë rini tolerante dhe advokuese për komunitete gjithëpërfshirëse.

II. Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave vendore të të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara, të grupeve joformale dhe të Këshillave Vendor Rinor për çështjet e aftësisë së kufizuar dhe aksesueshmërisë me synimin përfundimtar krijimin e një grupi prej 15 të rinjsh aktivistё për çdo bashki, në mënyrë që së bashku të mundemi të sjellim ndryshim konkret.

III. Nëpërmjet grupit të aktivistëve në çdo bashki, synojmë të ndërmarrim gjithsej 40 nisma për të sjellë ndryshime konkrete dhe të prekshme për sa i përket përmirësimit të aksesit për personat me aftësi të kufizuara, përfshirjes së shërbimeve publike për të gjithë dhe presionit në vendimmarrje ndaj  autoriteteve lokale për të lënë gjurmë të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

 

“Të rinjtë për gjithёpërfshirjen!” zbatohet nga Fondacioni ‘Sё Bashku’ me mbёshtetjen financiare tё Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

#TëRinjtëPërGjithёpërfshirjen

#FondacioniSëBashku  #LevizAlbania

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.