Skip to content

Të veprojmë për aksesueshmërinë

Kjo nismë mbështetet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe do të implementohet në periudhën prill 2020- janar 2021.
Qëllimi i nismës është  të përmirësojë aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar në Bashkitë: Durrës, Shkodër, Mat nëpërmjet forcimit të aktivizmit të organizatave të aftësisë së kufizuar dhe aktivistëve me qëlllim rritjen e llogaridhënies së bashkive për zbatimin e detyrimeve ligjore mbi aksesueshmërinë.

Objektivat e nismës:

  • Të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit mbi të drejtat e tyre në përputhje me kuadrin ligjor dhe të forcojë kapacitetet dhe bashkëpunimin ndërmjet organizatave të aftësisë së kufizuar në tre bashkitë e zgjedhura mbi kuadrin ligjor dhe zbatimin e tij, gjithashtu mbi strategji dhe mekanizma aktivizmi në mënyrë që të jenë active dhe të ngrenë zërin së bashku për një impakt më të madh.
  • Të rrisë transparencën e autoriteteve lokale në tre bashkitë nëpërmjet monitorimit, tryezave të rrumbullakëta, përdorimit të mekanizmave ligjor, ankesave në strukturat shtetërore dhe marshimit të përbashkët në secilin qytet për aksesueshmërinë.

Të rrisë ndërgjegjësimin në shoqërinë mbarë mbi aksesueshmërinë nëpërmjet një strategjie të plotë mediatike, fushatës dhe denoncimit në median sociale, gjithashtu prodhimin e disa videove që hasin personat me aftësi të kufizuar në lidhje me aksesueshmërinë.

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.