Vëzhgim mbi aksesin në infrastrukturë, informacion dhe komunikim për personat me aftësi të kufizuara.
 
														Shqipëria ka një Strategji Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030, e cila thekson angazhimin për të luftuar pabarazinë gjinore dhe për të përmbushur detyrimet e nevojshme për të eliminuar shkaqet që çojnë në dhunë me bazë gjinore. Gratë/vajzat nga komunitetet e disavantazhuara (gratë me aftësi të kufizuara, LBT, rome dhe egjiptiane) janë viktimat më të cenueshme në përjetimin e dhunës. Dhuna ndaj grave me aftësi të kufizuara në shumë raste konsiderohet “dhunë e padukshme”, rezultatet e studimeve tregojnë se gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara në Shqipëri janë viktima të dhunës, por nivelet e identifikimit dhe raportimit janë të papërfillshme. Normat dhe paragjykimet shoqërore ndikojnё që mentaliteti dhe ndërgjegjësimi ndaj dhunës pёr kёto gra të jetë shumë i ulët.
Prandaj, përmes një vёzhgimi në tre bashki të ndryshme të Shqipërisë, nga dy eksperte për aksesueshmërinë dhe për çështjet gjinore dhe aftësinë e kufizuar, shoqëria civile dhe politikëbërësit do të kenë një panoramë të qartë sa i përket pengesave me të cilat përballen gratë me aftësi të kufizuara në raportimin e dhunës me bazë gjinore dhe mund të hartohen politika të duhura për të adresuar këto boshllëqe. Qëllimi i vёzhgimit studimit është të kuptojë se sa të aksesueshme janë rajonet tona të policisë, bashkitë, strehёzat për gratë, qendrat shëndetësore dhe shërbimet e tjera që janë të përfshira në reagimin ndaj dhunës me bazë gjinore.
Rezultatet e raportit do të diskutohen përmes një konference, ku do të përfshihen institucionet e qeverisë qendrore, si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale dhe institucioneve të tjera në këto tre bashki.
Ky vёzhgimi studim është organizuar nga Fondacioni “Sё Bashku”, në kuadër të Programit “Zvogëlimi i Dhunës me Bazë Gjinore dhe praktikave të dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjegjshme Gjinore” i financuar nga Qeveria e Italisë dhe i zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.
#CoordInActionGBV #NoToGBV #ZeroGBV #FondacioniSeBashku