Skip to content

Pilotimi i shërbimit tё Ndihmesёs Personale në Tiranë!

Fondacioni “Së bashku” po zbaton projektin: “Pilotimi i shërbimit tё Ndihmёs Personale në Tiranë! ” me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB2), që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Projekti do të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e një modeli inovativ të shërbimit të Asistencës Personale në Shqipëri, bazuar në parimet e Jetesës së Pavarur dhe që synon të nxisë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundёsinё për të kontrolluar kush, ku, kur dhe si ofrohet shërbimi.

Ndihmesa Personale është thelbësore për realizimin e të drejtës së personave me aftësi të kufizuara për Jetesë të Pavarur dhe për t’u përfshirë në komunitet, e përcaktuar kjo në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Neni 19 i Konventës kërkon që shtetet palë të sigurojnë që personat me aftësi të kufizuara të kenë akses në një sërë shërbimesh në komunitet “përfshirë Ndihmesёn Personale të nevojshme për të mbështetur jetesën dhe përfshirjen në komunitet dhe për të parandaluar izolimin ose veçimin nga komuniteti”.

Strategjia Evropiane pёr Aftësinë e Kufizuar 2021-2030, duke njohur rëndësinë e kёtij shërbimi, nxit zhvillimin e programeve të Ndihmesёs Personale si një mjet për arritjen e objektivit për pjesëmarrje tё plotë të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, në nivel të Bashkimit Evropian.

Në vitin 2019, Shqipëria futi shërbimin e Ndihmёsit Personal për personat me aftësi të kufizuara, duke iu përgjigjur rekomandimeve të Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, për “nxitjen e skemave për Jetesë të Pavarur dhe shtrirjen e shërbimeve, përfshirë Ndihmesёn Personale”. Megjithatë, aktualisht shërbimi nuk është në përputhje me kërkesat e nenit 19, gjë që cenon efektivitetin e tij në mbështetje tё Jetesës së Pavarur dhe nё përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara.

Ky projekt pilot modest do të ofrojë një përvojë se si duhet të ofrohet dhe menaxhohet shërbimi, për t’u kualifikuar vërtet si Ndihmёs Personal. Pilotimi do të ndjekë udhëzimet e Komentit të Përgjithshëm nr. 5 të Komitetit për Konventën, duke mundёsuar që shërbimi jetë në përputhje me kërkesat e nenit 19 të KDPAK.

#NdihmёsPersonal #JetesaEPavarur #SDG1 #SDG3 #SDG#SDG10 #UNDPAlbania #FondacioniSëBashku

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.