Fondacionit “Së Bashku” ka ndërmarrë nismën: “Të mobilizohemi për marrjen e masave të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar ndaj COVID-19”.
Kjo nismë mbështetet nga UNDP Albania, në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind” – Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara United Nations Albania, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania .
Emergjenca e shkaktuar nga Coronavirus në Shqipëri ka shkaktuar vështirësi jo vetëm ekonomike por edhe shëndetësore për popullsinë në përgjithësi dhe në veçanti për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre.
Synimi i nismës tonë është të përmirësojë përgjigjen e organizatave të personave me aftësi te kufizuar në lidhje me situatën e emergjencës së Covid-19 nëpërmjet instrumenteve të mëposhtme:
• Përmirësimin e bashkëpunimit midis organizatave për identifikimin e saktë të situatës së personave me aftësi të kufizuar përgjatë emergjencës.
• Diskutimin dhe shkëmbimin e informacioneve mbi rrezikun e shtuar për personat me aftësi të kufizuar.
• Përfocimin e njohurive mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në kushtet e pandemisë. Ne fokus do të jetë në veçanti, Neni 11 I Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.
Për më tepër, ne do të hartojmë një raport i cili, do të përmbledhë analizën e situatës aktuale të personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu në raport do të përfshihen propozime për përmirësimin e situatës së personave me aftësi të kufizuar përgjatë pandemisë.
Periudha e zbatimit: Qershor- Tetor 2020