Sherbime-konsulenca-banner
Konsulenca & Sherbime

 

Fondacioni “Së Bashku ka një përvojë 10 vjeçare në përmirësimin e aksesueshmërisë në infrastrukturё, informacion dhe komunikim për personat me aftësi të kufizuara.

  1. Kemi prodhuar raporte, manuale dhe udhëzues për aksesueshmёrinё për personat me aftësi të kufizuara, duke u marrё me çështjet në nivel planifikimi urban, por edhe si njësi të vetme p.sh ndërtesa, parqe, trotuare, etj.
  2. Përvojë të gjatë në ofrimin e trajnimeve për autoritetet vendore dhe qendrore, subjektet private dhe profesionistët si për legjislacionin në lidhje me aksesueshmёrinё pёr personat me aftësi të kufizuara ashtu edhe për standardet teknike.

Puna jonë bazohet në parimet e Projektimit Universal dhe në standardet ligjore dhe teknike të aksesueshmërisë.

Nëse keni nevojë për mbështetje:

-për ta bërë hapësirën fizike të biznesit tuaj të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara

-për të përmirësuar aksesueshmёrinё në komunikim dhe informacion për personat me aftësi të kufizuara në ambientet tuaja ose në ofrimin e shërbimeve tuaja

Ju lutemi na kontaktoni nё adresën tonë të emailit: [email protected]

Tek ne do të gjeni ekspertizën më të mirë me çmime të arsyeshme. Ne lëshojmë faturë tatimore.

Ne jemi organizata lider në promovimin e të drejtës për aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara por edhe organizata me ekspertizën më të mirë në Shqipëri.

Skuadra jonë kyçe

anjeza-llubani

Anjeza Llubani

Arkitekt dhe Lektore

suela-lala

Suela Lala

Juriste, eksperte për aftësinë e kufizuar dhe person me aftësi të kufizuara