Skip to content

Thirrje e hapur për Vullnetarë: Monitorimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2021 në Qarkun e Durrësit

Fondacioni “Së Bashku” po zbaton projektin “Vota e personave me aftësi të kufizuar vlen!”, pjesë e skemës për subgrantime e cila realizohet në kuadër të projektit “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në partneritet me Civil Rights Defenders dhe Instituti për Studime Politike dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian.

Kjo nismë ka një qasje të dyfishtë:

  • Së pari, synon të fuqizojë organizatat e personave me aftësi të kufizuar dhe aktivistët për të drejtën e tyre për të votuar dhe për të qenë proaktiv në monitorimin e kësaj të drejte para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve dhe të ndikojë në axhendën e partive politike dhe kandidatëve
  • Së dyti, synon të rrisë ndërgjegjësimin në komunitetin e personave me aftësi të kufizuar për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Kjo nismë zbatohet në Qarkun e Durrësit. Nëpërmjet kësaj nisme do të monitorojmë ushtrimin e të drejtës së votës nga personat me aftësi të kufizuara ditën e votimeve dhe aksesueshmërinë në qendrat e votimit. Gjithashtu, do të monitorojmë diskursin publik të kandidatëve, për të vërejtur përfshirjen e çështjeve të aftësisë së kufizuar në to. Gjetjet do të përfshihen në dy raporte drejtuar të gjitha palëve të interesit, duke përmbledhur rekomandime për proceset e ardhëshme elektorale.

Persona që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj nisme, luten të na kontaktojnë përmes email: [email protected] apo rrjeteve sociale Facebook ose Instagram Fondacioni Se Bashku brenda dates 25 mars 2021.

Shënim: Nga kjo thirrje, inkurajohen dhe mbështeten, duke u dhënë prioritet të gjithë personave me aftësi të kufizuara të angazhohen në këtë nisëm. Personat që janë anëtarë apo angazhohen me ndonjë parti politike nuk do të pranohen për të qenë pjesë e iniciativës.

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.