Fondacioni “Së bashku” po zbaton projektin: “Pilotimi i shërbimit tё Ndihmёs Personale në Tiranë! ” me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB2), që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Projekti do të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e një modeli inovativ të shërbimit të Asistencës Personale në Shqipëri, bazuar në parimet e Jetesës së Pavarur dhe që synon të nxisë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundёsinё për të kontrolluar kush, ku, kur dhe si ofrohet shërbimi.
Kush mund të marrë pjesë në projekt?
- Persona me aftësi të kufizuara:
- të çdo lloji të aftësisë së kufizuar
- të çdo gjinie
- të çdo etnie
- të moshës 18-55 vjeç
- që e kanë vendbanimin në Tiranë
- që janë kualifikuar si përfitues të Ndihmёsit Personal për të pasur një cilësi më të mirë jetese dhe për t’u përfshirë në komunitet
- që provojnë se duan të kenë një jetë aktive në komunitet, si psh. të ndjekin shkollën, kurse profesionale, veprimtari shoqërore, etj.
- të gatshëm që, pas përfundimit të projektit, të jenë aktivë në avokim pёr Ndihmёn Personale
- të gatshëm që, pas përfundimit të projektit, të japin mbështetje për të ngjashmit (peer support) për persona te tjerë me aftësi të kufizuara qё punësojnё për herë të parë Ndihmёs Personal
Projekti do të përzgjedhë gjithsej 7 persona që sigurojnë diversitet të grupit sa i përket llojit të aftësisë së kufizuar, gjinisë, moshës dhe faktorëve të përjashtimit social.
Çfarë përfitoni nga projekti?
- Trajnim për tema të ndryshme se si të menaxhoni Ndihmёsin Personal
- Një Ndihmёs Personal të paguar nga projekti për 10 muaj, duke përfshirë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
- Kontroll të plotë në përzgjedhjen e Ndihmёsit Personal
- Të drejtën për të ndryshuar Ndihmësin Personal nëse nuk jeni i kënaqur me shërbimin
- Kontroll mbi detyrat që do të kryhen nga Ndihmёsi Personal, si dhe kohën dhe vendin e ofrimit të shërbimit
- Ndihmёs Personal të trajnuar mbi parimet e Jetesës së Pavarur, për komunikimin etik, zgjidhjen e konflikteve dhe tema të tjera të rëndësishme
Si mund të aplikoni?
-Na shkruani në emailin tone: [email protected], whatsapp: 0692694515, ose Instagram: https://www.instagram.com/fondacioni_se_bashku/ dhe Facebook: https://www.facebook.com/sebashkufoundation
-Mosha juaj dhe lloji i aftësisë së kufizuar
-Disa fjali pse mendoni se jeta juaj do të ishte më e mirë duke pasur Ndihmёs Personal
Afati i fundit për aplikim është 25 Prill 2024.
#NdihmёsPersonal #JetesaEPavarur #SDG1 #SDG3 #SDG8 #SDG10 #UNDPAlbania #FondacioniSëBashku