Skip to content

Tirana Accessibility Awards 2022

Qëllimi: Të promovojë standardet më të mira të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara dhe të
bashkojë të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuara për një shoqëri më evropiane.

Objektivat specifikë:
I. Të inkurajojë dhe informojë sektorin publik dhe privat që të zbatojë standardet më të mira të
aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara nëpërmjet Tirana Accessibility Awards.
II. Rritja e aktivizimit të të rinjve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile për kuptimin më të qartë të të
drejtave të personave me aftësi të kufizuar.
III. Të advokojë përmirësimin e kapaciteteve të bashkive/institucioneve në lidhje me standardet e shërbimeve
që ofrohen.
1. Tirana Accessibility Awards
Do të zhvillohet nga periudha Maj –Dhjetor dhe propozojmë ta sjellim këtë ide duke vlerësuar
ndërtesa/ambiente në Bashkinë e Tiranës, që i përkasin sektorit privat ose atij publik që janë më të aksesueshme
për personat me aftësi të kufizuara. Ne besojmë se promovimi i praktikave të mira është më efikas sesa të
kritikosh gjithmonë. Ky çmim do të inkurajojë bizneset private dhe ofruesit e shërbimeve dhe mallrave, ndërtesat
dhe shërbimet publike që të jenë më të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.
Do të ketë tre kategori çmimesh:
1. Tirana Accessibility Award – për sektorin privat!
2. Tirana Accessibility Award – për sektorin publik!
3. Tirana Accessibility Award – për ndërhyrjen më inovative!
Tirana Accessibility Award, mund të kthehet në një event të përvitshëm jo vetëm për Bashkinë Tiranë por dhe
bashkitë e tjera. Kjo nismë do të:
– promovojё standardet më të mira të aksesueshmërisë në Shqipëri;

– inkurajoje bizneset, institucionet shtetërore etj. që të ndjekin dhe udhëheqin me shembull;
– shpërblejë ata që përputhen me standardet e aksesueshmërisë;
-të promovojë detyrimet dhe standardet ligjore të aksesueshmërisë.
3. Shpërndarja e çmimit Tirana Accessibility Awards
Organizimi i çmimit Tirana Accessibility Awards si një event publik në sheshin Skënderbej me pjesëmarrjen e
institucioneve dhe bizneseve, shoqërisë civile dhe medias ku do të evidentohen objektet të ndara sipas kategorive
të sipërpëmendura që kanë respektuar kriteret e aksesueshmërisë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të
zhvillohet më 3 Dhjetor në Sheshin “Skënderbej”, ku të pranishëm do të jenë institucione shtetërore, private,
akademikë, ekspertë, OJF të aftësisë së kufizuar etj.
www.tiranaeyc2022.al
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth
#NationalYouthCongress #CityOfTirana
#FondacioniSeBashku #TiranaAccessibilityAwards

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.