Rritja e përdorimit të mekanizmit të ankesës pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi të organizatave të aftësisë së kufizuar dhe aktivistëve me aftësi të kufizuara në Tiranë, Durrës dhe Shkodër
Fondacioni ‘Sё Bashku’, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ju fton tё merrni pjesё nё trajnimin mbi ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” me organizatat e aftësisë së kufizuar në Shkodër, Tirana dhe Durres.
Diskriminimi për personat me aftësi të kufizuara është i përhapur në të gjithë Shqipërinë, por vetëm disa organizata dhe aktivistë, kryesisht me qendër në Tiranë, përdorin mekanizmin e ankesës pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ,si një mjet për të promovuar barazinë.
Përmes kësaj nisme të përbashkët do të arrijmë tre qarqe të Shqipërisë dhe më konkretisht organizatat dhe aktivistët me aftësi të kufizuara në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, në mënyrë që ata ta përdorin më shpesh dhe me efikasitet mekanizmin e ankesës pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Si fillim, në secilin rajon do të zhvillojmë një trajnim mbi ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” dhe si të përdorim me efikasitet mekanizmin e ankesës sa herë që përballemi me diskriminim. Pra do të ketë gjithsej tre trajnime, një në Tiranë, një në Durrës dhe një në Shkodër. Në secilin prej këtyre trajnimeve do të marrin pjesë nga 10 – 15 persona, që përfaqësojnë organizata të ndryshme.
Kjo ndërhyrje në shkallë të vogël është e rëndësishme sepse do të rrisë përdorimin e mekanizmit nga organizata të ndryshme në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
Ky aktivitet eshte mbeshtetur nga projekti i perbashket i Keshillit te Evropes dhe Bashkimit Evropian « Fuqizimi i mbrojtjes nga Diskriminimi ne Shqiperi »
#KE #KMD #FondacioniSëBashku #JoDiskriminimit