Skip to content

Zgjerimi i ndihmës juridike falas për personat me aftësi të kufizuara në Durres dhe Kavajë!

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME

Sipas Anketës së UNDP-së të vitit 2024 mbi Aksesin në Drejtësi në Shqipëri, doli nё pah nevoja për rritjen e ndërgjegjësimit mbi shërbimet e ofruara nga qendrat e ndihmës juridike falas, veçanërisht në komunitetet rurale, dhe për arritjen e personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve të tjera vulnerabël. Raporti tregon se vetëm 29% e personave të intervistuar kishin dijeni
për ndihmën juridike falas. Raporti thekson se qytetarët në komunitetet rurale e kanë më të vështirë të arrijnë në qendrat e ndihmës juridike për shkak të distancës gjeografike. Raporti
gjithashtu shpreh një nevojë të qartë për më shumë trajnime dhe ndërtim kapacitetesh të qendrave të ndihmës juridike falas në lidhje me të drejtat dhe çështjet specifike, siç janë personat
me aftësi të kufizuara, dhuna me bazë gjinore dhe ndërthurja me aftësinë e kufizuar, etj., me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe rritjen e përdorimit të shërbimit nga personat me aftësi të
kufizuara.

Ndaj, nëpërmjet këtij projekti ne do të rrisim shtrirjen e aktivitetit tek komunitetet vulnerabël dhe personat me aftësi të kufizuara në nëntë njësi administrative rurale në Durres dhe Kavajë, në
mënyrë që t'i informojmë ata rreth shërbimeve të ndihmës juridike falas, por edhe mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si të ngrenë ankesa për diskriminim dhe si të kontaktojnë në çdo rast qendrat e ndihmës juridike.

“Ky projekt realizohet me mbështetjen e projektit EQUALS –“Shërbime Juridike me Cilësi të Përmirësuar”, i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në
partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe fonde të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) si pjesë e Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë.”

#EQUALSProject #AccessToJustice #LegalAid #AksesNëDrejtësi #NdihmëJuridike #UNDP #ADA

Play Video

Add Impact to Your Inbox

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.