RRETH NESH

Fondacioni “Së bashku” u themelua dhe vazhdon tё drejtohet nga të rinj me aftësi tё kufizuar, me objektivin për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi te kufizuar nën moton “Asgjë për ne, pa ne”.

Fondacioni “Së bashku”, lindi më 2013 duke themeluar biznesin më të parë social në Shqipëri, kafenenë “E Jona” e cila drejtohej nga persona me aftësi tё kufizuar dhe personeli punonjës ishte i përbërërë nga persona me aftësi tё kufizuar.

Kafeneja ‘E Jona” krijoi njё hapёsire për promovimin e fenomenit të aftësise së kufizuar për pjesën tjetër të shoqërisё

Që prej vitit 2015, e kemi fokusuar veprimtarinё dhe aktivizmin tonё në promovimin e një shoqërie të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar.

Misioni ynë është promovimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, në nivel lokal dhe kombëtar, në respektim tё Konventës së Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi tё Kufizuar me vëmendje të vecantë në:

  • Mbështetjen dhe rritjen e kapaciteteve tё organizatave lokale të personave me aftësi të kufizuar për forcimin e ndikimit të tyre në komunitetet përkatëse,
  • Nxitjen e pushtetit lokal dhe atij qëndror pёr zbatimin e të drejtave të personave me aftёsi tё kufizuar,
  • Shfrytëzimin e mediave për  rritjen e ndërgjegjësimit,
  • Qasjen e shoqërisë shqiptare ndaj aftësisë së kufizuar.

ÇFARË PROMOVOJMË?

icons-04

Barazia dhe Mosdiskrimini

icons-07

Çarmatimi dhe Paqja

icons-06

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

icons-03

E drejta për aksesueshmëri e personave me aftësi tё kufizuar

icons-02

Lëvizja për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për Jetesë tё Pavarur

icons-05

Pjesëmarrja dhe aktivizmi i vetё personave me aftësi të kufizuar​

STAFI YNË

suela-lala

SUELA LALA

Themeluese & Drejtore Ekzekutive

E-mail: [email protected]

anjeza-llubani

ANJEZA LLUBANI

Arkitekt

E-mail: [email protected]

image00001

KEIZBONA SENA

Koordinatore Projektesh

E-mail: [email protected]

xhilda-filopati

XHILDA FILOPATI

Financiere

E-mail: [email protected]