RRETH NESH
Fondacioni “Së bashku” u themelua dhe vazhdon tё drejtohet nga të rinj me aftësi tё kufizuar, me objektivin për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi te kufizuar nën moton “Asgjë për ne, pa ne”.
Fondacioni “Së bashku”, lindi më 2013 duke themeluar biznesin më të parë social në Shqipëri, kafenenë “E Jona” e cila drejtohej nga persona me aftësi tё kufizuar dhe personeli punonjës ishte i përbërërë nga persona me aftësi tё kufizuar.
Kafeneja ‘E Jona” krijoi njё hapёsire për promovimin e fenomenit të aftësise së kufizuar për pjesën tjetër të shoqërisё
Që prej vitit 2015, e kemi fokusuar veprimtarinё dhe aktivizmin tonё në promovimin e një shoqërie të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar.
Misioni ynë është promovimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, në nivel lokal dhe kombëtar, në respektim tё Konventës së Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi tё Kufizuar me vëmendje të vecantë në:
- Mbështetjen dhe rritjen e kapaciteteve tё organizatave lokale të personave me aftësi të kufizuar për forcimin e ndikimit të tyre në komunitetet përkatëse,
 - Nxitjen e pushtetit lokal dhe atij qëndror pёr zbatimin e të drejtave të personave me aftёsi tё kufizuar,
 - Shfrytëzimin e mediave për rritjen e ndërgjegjësimit,
 - Qasjen e shoqërisë shqiptare ndaj aftësisë së kufizuar.
 
ÇFARË PROMOVOJMË?
											Barazia dhe Mosdiskrimini
											Çarmatimi dhe Paqja
											Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
											E drejta për aksesueshmëri e personave me aftësi tё kufizuar
											Lëvizja për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për Jetesë tё Pavarur
											Pjesëmarrja dhe aktivizmi i vetё personave me aftësi të kufizuar
STAFI YNË



