Skip to content

NGA PËRJASHTIMI NË PJESËMARRJE: TË DREJTAT E PASAGJERËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË TRANSPORT

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME

Shoqëria Civile ka evidentuar se personat me aftësi të kufizuara përballen me mungesën e aksesit dhe diskriminim në transport, pasojë e të cilit, është përjashtimi nga arsimi, kujdesi
shëndetësor, aktivitetet sociale e të drejta të tjera bazë të njeriut. Ky sektor mbetet i paqëndrueshëm, me boshllëqe të konsiderueshme në përputhje me politikat e transportit të BE-së dhe të drejtat e pasagjerëve me aftësi të kufizuara mbeten një çështje e paadresuar. Ky projekt synon hartimin e politikave pjesëmarëse të grupeve të interesit, duke siguruar të drejtat e pasagjerëve me aftësi të kufizuara dhe duke u angazhuar në advokim për politika të transportit të aksesueshëm, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri. Projekt synon të përcjellë zërin e personave me aftësi të kufizuara në lidhje me të drejtat e pasagjerëve në institucionet publike dhe të ngrejë një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me të drejtën për transport të aksesueshëm. Ndër rezultat kryesore të pritshme nga ky projekt do të jenë, një analizë e thelluar e kuadrit legjislativ mbi situatën e pasagjerëve me aftësi të kufiziuara dhe një udhëzues për politikëbërësit në lidhje me adaptimin e legjislacionit dhe garantimin e të drejtave për transport të aksesueshëm ndaj personave me aftësi të kufizuara. Gjetjet do të diskutohen me institucionet publike, grupet e interesit dhe shoqërinë civile. Kjo do të shoqërohet me njëfushatë advokimi dhe ndërgjegjësimi për transport të aksesueshëm për të gjithë.

Ky projekt zbatohet nga Fondacioni “Sё Bashku” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Ballkani Perëndimor (OSF-WB) në kuadër të projektit “Rritja e Angazhimit të Shoqërisë
Civile në Politikat dhe Projektet e Transportit në Ballkanin Perëndimor”.

#AccessibleTransport #PassengerRights #OSF-WB #FondacioniSeBashku #TransportCommunity

Play Video

Add Impact to Your Inbox

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.