Fondacioni “Së bashku” po zbaton projektin: ” Vendimmarrja e mbështetur – nga teoria në praktikë” me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara
(UNDP) në Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB3), që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për
Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Shqipëria ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD) pa asnjë rezervë, që do të thotë se pranon plotësisht përgjegjësitë që
rrjedhin nga neni 12 i Konventës për njohjen e barabartë para ligjit. Megjithatë, personat me aftësi të kufizuara dhe veçanërisht ata me aftësi të kufizuara intelektuale dhe
psikosociale që preken në mënyrë disproporcionale nga heqja e zotësisë juridike për të vepruar, nuk gëzojnë njohje të barabartë para ligjit.
Interpretimi i Komitetit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara thekson se shtetet nuk mund t'u mohojnë personave me aftësi të kufizuara të drejtën për të
ushtruar kapacitetin e tyre ligjor dhe se duhet të shfuqizojnë ligjet diskriminuese, përfshirë kujdestarinë ligjore. Nuk duhet harruar se e drejta për njohje të barabartë para
ligjit njihet si një e drejtë civile dhe politike. Të drejtat civile dhe politike bëhen të zbatueshme që nga momenti që ato ratifikohen.
Ky koment i përgjithshëm përshkruan se cilat elementë duhet të ketë një sistem vendimmarrjeje i mbështetur në mënyrë që individi të mbetet në qendër të
vendimmarrjes së tij/saj, vullneti dhe preferencat e individit të respektohen dhe të mos zëvendësohet në procesin e vendimmarrjes.
Në këtë drejtim, ky projekt synon të sjellë përvojën e rajoneve të ndryshme të Spanjës dhe praktikave të ndryshme, në lidhje me mënyrën se si zbatohet vendimmarrja e
mbështetur, në mënyrë që institucionet publike dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara të mund të mësojnë nga kjo përvojë dhe ta përdorin atë për ndryshime të
mëtejshme në politika dhe legjislacion në vendin tonë. Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me organizatat spanjolle që kanë ofruar vendimmarrje të mbështetur për një
kohë të gjatë.
#VendimmarrjaEMbështetur #JetesaEPavarur #SDG1 #SDG3 #SDG8 #SDG10 #UNDPAlbania #FondacioniSëBashku