Bankina që dëgjon!
Bankina që dëgjon ёshtë një nismë e Fondacionit “Sё Bashku dhe e mbështetur nga Partnerët Shqipëri nëpërmjet eventit “Rrathё Dhurues”. Duam të falënderojmë donatorët e mëposhtëm për kontributet e tyre:
- Fondacioni Credins
- Banka Kombëtare Tregtare
- Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim
- Pertej Barrierave
- Kredo.al
- Sicred Sha
- NISMA ARSIS
- Qendra per Inovacion dhe Financa te Qendrueshme
- Vizion OJF
A e dini se?
Sipas OBSH-së, rreth 1.3 miliardë njerëz në botё kanë aftësi të kufizuara. Kjo shifёr përfaqëson 16% të popullsisë globale ose 1 në 6 prej nesh. Sipas vlerësimeve të Eurostat, afërsisht 25% e popullsisë ose 90 milionë njerëz ka një formë të aftësisë së kufizuar në Bashkimin Evropian. Sipas Instat, në Shqipëri 6.5% e popullsisë ose afërsisht 165,000 njerëz ka një formë të aftësisë së kufizuar. Organizatat e aftësisë së kufizuar në Shqipëri besojnë se ky numër është më i lartë, por se është raportuar më pak për shkak të stigmës dhe paragjykimeve. Shqipëria ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara që nga fundi i vitit 2012. Qëllimi i kësaj Konvente është të promovojë, mbrojë dhe sigurojë gëzimin e plotë dhe të barabartë të të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga të gjithë personat me aftësi të kufizuara, si dhe të promovojë respektin për dinjitetin e tyre të lindur.
Kush konsiderohet person me aftësi të kufizuara?
Sipas ligjit Nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”: Persona me aftësi të kufizuara janë individët që kanë dëmtime afatgjata fizike, mendore, intelektuale ose ndijore, dëmtime të cilat, në bashkëveprim me pengesat e ndrysh?me, përfshirë ato mjedisore dhe të qëndrimit, mund të pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët.
Cilat janë disa nga barrierat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara për t’u përfshirë plotësisht në shoqëri?
- Barriera fizike – prania e shkallëve dhe mungesa e rampave dhe ashensorëve në ndërtesa, trotuare që nuk janë të aksesueshme, etj
- Barriera tё qëndrimit – paragjykimet, stigma, qëndrime paternaliste ndaj personave me aftësi të kufizuara, etj
- Barriera në komunikim – mungesa e interpretimit në gjuhën e shenjave për personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, formate të tjera të aksesueshme si audio dhe titra,etj
- Barriera sociale dhe ekonomike – rrezik në rritje për varfëri, shanse më të ulëta punësimi, më pak mundësi për arsimim, etj.