Skip to content

Biznesi Social “E Jona”

Fondacioni “Së Bashku”, me mbështetjen e Yunus Social Business Albania themeluan biznesin e parë social në në Shqipëri, kafenenë “E Jona”

 

Nisma lindi në vitin 2013 dhe në vitin 2015 Fondacioni “Së Bashku” ia dorëzoi atë një tjetër grupi të rinjsh për ta çuar përpara.

 

Ky projekt drejtohej nga persona me aftësi te kufizuar dhe personeli punonjës ishte i përbërërë nga persona me aftësi te kufizuar. Kafeneja ‘E Jona” krijoi nje hapesire për promovimin e kulturës së aftësise së kufizuar për pjesën tjetër të shoqërise. 

 

Qëllimet e nismës:

  1. Në suazën e një mjedisi tërësisht të papërshtatur, lindi nevoja për të krijuar një hapësirë të përshatur me standardet më të larta për personat me aftësi të kufizuar.
  2. Kjo hapësirë nuk do të ishte thjeshtë një kafe librari, por do të shërbente si një mjedis për të promovuar talentet e shumëta që kanë në art dhe muzikë personat me aftësi të kufizuar. Në këtë kuadër, tek E Jona janë mbajtur me dhjetëra aktivitete si promovime librash, ekspozita pikture dhe fotografish dhe koncerte të ndryshme.
  3. Nisma kishte si synim të ofronte një model punësimi të suksesshëm për personat me aftësi të kufizuar. Në fakt, tek E Jona ishin të punësuar si kamarierё dhe banakierё persona që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë. Kjo gjë nxiste nevojën e klientit për të ndërvepruar duke mësuar disa fjalë të thjeshta në gjuhën e shenjave.

 

Binzesi social E Jona ndodhej ne zemër të qytetit, ne pjesën më të rëndësishme të movidës për të rinjtë, tek zona e Ish Bllokut. 

Në kuadër të promovimit të biznesit social E Jona kemi patur me dhjetra dalje mediatike në televizionet më të rëndësishme të vendit. 

Miq dhe mbështetës të E Jonës kanë qënë shpesh edhe njerëz  të rëndësishëm si ambasadorё, drejtus organizatash, etj.

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.