Forcimi i kapaciteteve tё organizatave tё aftёsisё sё kufizuar nё Durrёs dhe ngritja e çёshtjes sё aksesueshmёrisё me tё gjithё aktorёt
Përmbledhje
Galeri
Fondacioni ‘SёBashku’ me mbёshtetjen financiare tё Agjencisё sё Shteteve tё Bashkuara pёr Zhvillim Ndёrkombёtar (USAID) dhe nё bashkёpunim me organizatёn lokale ‘Udhёtim i lirё’, zbatuan nё Bashkinё Durrёs projektin ‘Forcimi i kapaciteteve tё organizatave tё aftёsisё sё kufizuar nё Durrёs dhe ngritja e çёshtjes sё aksesueshmёrisё me tё gjithё aktorёt lokalё’. Ky projekt startoi më 29 mars 2018 dhe përfundoi më 30 prill 2019.
Qëllimet e nismës:
- Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave të aftësisë së kufizuar dhe atyre rinore në Durrës në lidhje me aspekte të ndryshme të punës si edhe forcimmin e bashkëpunimit mes tyre.
- Rritja e ndërgjegjësimit mbi cështjen e detyrimit ligjor për të garantuar aksesueshmërinë, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, inxhinierë dhe arkitekt lokal si edhe median, me synim për të bërë Durrësin një qytet të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar.
Rezultatet e nismës:
- U kryen 6 trajnime (gjithё ditёn) me organizata tё aftёsisё sё kufizuar nё Durrёs me synimin pёr tё shtuar njohuritё dhe pёr tё pёrmirёsuar kapacitetet e pёrfaqёsuesve tё kёtyre organizatave dhe atyre rinore dhe aktivistёve me aftёsi tё kufizuar nё Bashkinё Durrёs nё kёto fusha tё rёndёsishme:
- Modelet e aftёsisё sё kufizuar, statistika, Konventa pёr tё Drejtat e Personave me Aftёsi tё Kufizuar dhe legjislacioni shqiptar;
- Manaxhimi i organizatave, çёshtje financiare;
- Lidership dhe advokaci;
- soft skills;
Njёri nga trajnimet kishte në fokus Vendimin e Kёshillit tё Ministrave nr.1074, dt. 23.12.2015 “Pёr pёrcaktimin e masave pёr eliminimin e barrierave nё komunikim dhe infrastrukturёn e ofrimin e shёrbimeve publike pёr personat me aftёsi tё kufizuar”.
- Prodhimi i njё libёrthi mbi aksesueshmёrinё nё Bashkinё Durrёs qё do tё shёrbejё si njё mjet informues dhe advokues. Ky produkt konkret ‘Durrёsi pёr personat me aftёsi tё kufizuar’ prek problemet e aksesueshmёrisё duke marrё shembuj konkretё nga qyteti me synim ilustrues dhe pёr tё treguar konkretisht cilat janё standartet e aksesueshmёrisё. Gjithashtu ky libёrth përmban në njё analizё tё legjislacionit tё fushёs dhe nё veçanti VKM 1074, dt. 23.12.2015.
- Një takim informues mbi aksesueshmёrinё me inxhinierё dhe arkitektё lokalё. Arkitektёt dhe inxhinierёt qe kryenin aktivitetin e tyre nё Bashkinё Durrёs për të patur njohuri të shtuara mbi rëndësinë e aksesueshmërisë dhe mbi bazën ligjore që e bën atë të detyrueshme.
- Një tavolinё e rrumbullakёt, me pёrfaqёsues nga Bashkia Durrёs dhe nga tё gjitha institucionet lokale, me fokus çёshtjen e aksesueshmёrisё dhe detyrimet qё rrjedhin nga VKM nr. 1074.
- Disa dalje nё media ku u trajtua çёshtja e aksesueshmёrisё (media lokal edhe kombёtare)
- Takime informale me Bashkinё Durrёs dhe me organizata tё aftёsisё sё kufizuar nё Durrёs.