Skip to content

Fuqizimi i grave me problematika të shëndetit mendor në Tiranë

Fondacioni “Së Bashku” në bashkëpunim me Qendra STEPS po zbaton projektin “Fuqizimi i grave dhe vajzave me problematika të shëndetit mendor në Tiranë”.

Kjo nismë vjen si pjesë e programit të financimeve për Organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Projektit “SOCIETIES 2 – Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e shprehive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE në Ballkanin perëndimor, faza e dytë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Caritas Shqiptar (Shqipëri).

Qëllimi kryesor i këtij projekti është fuqizimi i grave/vajzave me problematika të shëndetit mendor dhe  forcimi i zerit të tyre në shoqëri duke ndarë eksperiencat e tyre dhe pengesat me të cilat përballen.

Aktivitetet kryesore të këtij projekti janë:

  • Këshillim Psikologjik në grup

Identifikimi i 10 grave dhe vajzave me problematika të shëndetit mendor në Tiranë dhe ofrimi i këshillimit psikologjik në grup përgjatë 9 muajve me qëllim përmirësimin e shëndetit mendor.

 

Program Fuqizimi

  • Zhvillimi i një aktiviteti me fokus rritjen e kapaciteteve mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar duke ftuar një ekspert për të drejtat e aftësisë së kufizuar / aktiviteti do të alternohet me ndjekjen e nje filmi, i cili sjell në vemëndjen ngritjen e zerit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. a
  • Takim informues mbi të drejtat e punësimit, shkrimi i një cv-je, përgatitja për intervistë etj. I ftuar do të jetë përfaqësues i Zyrës së Punës në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ky aktivitet do të ndërthuret me një sesion arti.
  • Takim informues mbi të drejtat e shëndetit riprodhues dhe atij seksual me të ftuar një specialist të fushës. Ky aktivitet do të ndërthuret me një sesion joga.

 

Raport Studimor

Realizimi i një studimi bazë për të kuptuar situatën aktuale të grave me problematika të shëndetit mendor në Shqipëri, i cili do të shërbeje dhe si një mjet advokimi me qëllim minimizimin e stigmatizimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës duke ofruar mundësi të drejta dhe të barabarta për këdo.

Dalje nё media

Një seri artikujsh dhe dalje në media për të ndërgjegjësuar publikun mbi problematikat e shëndetit mendor.

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.