Fuqizimi i komuniteteve vulnerabël në Lezhë dhe Kurbin nëpërmjet njohjes së të drejtave
Qëllimi i kësaj nisme është të përmirësojë njohuritë mbi të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e personave me aftësi të kufizuare, në komunitetet vulnerabël në 7 njësi administrative në Lezhë dhe Kurbin.
Përmes kësaj nisme, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet e tjera vulnerabël jo vetëm që do të informohen për të drejtat, por edhe do t’i kërkojnë të drejtat pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe 10 raste do të marrin një zgjidhje për të sjellë ndryshime inkurajuese në komunitet. Fondacioni “Se Bashku” ka pasur disa suksese të rëndësishme në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi.
Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me organizata të tjera të të drejtave të njeriut dhe Qendrat “Fuqizojmë Komunitetin” gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit dhe gjithashtu do të përmirësojmë kapacitetet e tyre përmes dy trajnimeve.
Nëpërmjet tryezës së rrumbullakët përfundimtare si me bashkitë ashtu edhe me aktorë të tjerë vendorë, ne synojmë të sjellim çështjet në tryezë dhe të diskutojmë zgjidhjet.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të Programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP në partneritet me “Fondacioni “Se Bashku” dhe bashkinë Lezhë.
#UNDPAlbania #FondacioniSëBashku #USAIDAlbania #FuqizojmëKomunitetin