Skip to content

“Jetesa e pavarur: Mbёshtetja e kauzës duke afruar Shqipërinë më pranё standardeve tё Bashkimit Evropian”

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), “Së Bashku” zbatoi me sukses për rreth 6 muaj projektin që synonte promovimin e të drejtës për Jetesë të Pavarur për personat me aftësi të kufizuar dhe advokimin për masat që duhet të ndërmerren në mënyrë që Jetesa e Pavarur të bëhet realitet për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri

Kjo nismë u shtri në 3 qytete të rëndësishme të vendit, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

 

Rezultatet e nismës:

 

  • Një komponent i rëndësishëm i kësaj nisme ishte përkthimi dhe botimi në gjuhën shqipe i disa materjaleve të Rrjetit Evropian për Jetesë të Pavarur (ENIL) mbi Jetesën e Pavarur, Ndihmësin Personal dhe Mite dhe Fakte mbi Jetesën e Pavarur.

 

  • Aktivitet kyç i kësaj nisme ishte organizimi i një tryeze të rrumbullakët në kuadër të Ditës Evropiane për Jetesë të Pavarur më datë 7 maj 2019. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues të Bashkive Tiranë dhe Elbasan, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në vend, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave të aftësisë së kufizuar. Kjo tryezë nxori në pah sfidat që hasin personat me aftësi të kufizuar për të jetuar në komunitet si gjithë të tjerët duke filluar që nga mungesa e aksesueshmërisë, ndihmësit personal, mjeteve ndihmëse etj. Rekomandimet e tryezës u shpërndanë tek të gjithë pjesëmarrësit.

 

  • Komponenti i tretë ishte ai i edukimit dhe informimit nëpërmjet trajnimeve të organizatave të aftësisë së kufizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan mbi Jetesën e Pavarur si koncept dhe parashikimet ligjore që e garantojnë atë në vendin tonë si psh. Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, ligji 93/2014 “Për përfshirjen sociale dhe aksesueshmёrinё e personave me aftësi të kufizuara”.

 

Nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive, jemi përpjekur të sjellim në vëmendjen e publikut të gjerë sfidat që hasin personat me aftësi të kufizuar për të jetuar në komunitet si gjithë qytetarët e tjerë.

 

Me mbështetjen e Fondacionit “Shoqëria e Hapur pёr Shqipёrinё” kjo nismë forcoi lëvizjen për Jetesё tё Pavarur për personat  me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

 

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.