Koha të NDALOJMË Armët Bërthamore
22 janar 2021, do të shënojë një moment historik për njerëzimin. Pas ratifikimit prej 50 shtetesh, Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore, hyn në fuqi dhe bëhet ligjërisht i detyrueshëm.
Falë një koalicioni global organizatash jo-qeveritare nën emrin ‘International Campaign to Abolish Nuclear Weapons (ICAN)’ dhe prezente në 100 vende, ato promovojnë aderimin dhe zbatimin e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore të Kombeve të Bashkuara.
ICAN u lançua në Austri në prill 2007-ën, dhe është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqen në 2017-ën “për punën e tij për të tërhequr vëmendjen ndaj pasojave katastrofike humanitare të përdorimit të Armëve Bërthamore” dhe “përpjekjeve të tyre thelbësore për arritjen e një traktati që ndalon këto armë”
Përgjatë procesit të negocimit, ICAN punoji sëbashku me qeveritë për të arritur në një Traktat të fuqishëm dhe më efektivin e mundshëm. Rreth dy të tretat e shteteve të botës kanë votuar në favor të miratimit të një marrëveshieje. Tashmë fokusi është në bindjen e shteteve të nenshkruajnë dhe ratifikojnë Traktatin, dhe më tej të punohet për implementimin e plotë të tij.
Shumë figura të shquara botërore mes të cilëve, Liderë Globalë, Laureantë të Nobelit dhe artistë kanë dhënë mbështetje për rrjetin ICAN.
Me adaptimin e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TNAB) të OKB-së në 7 korrik 2017-të, shumica botërore ndërmori një hap të rëndësishëm për ta bërë të ardhmen një realitet pa armë bërthamore.
Tani është koha: ‘në 22 Janar 2021-Hyn në fuqi Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore’
Të qëndrojmë në anën e duhur të historisë
Pozicioni i Shqipërisë në mbështetje të Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore dhe për më tepër nënshkrimi dhe ratifikimi i Traktatit, nënkupton pozicionim të vendit në anën e duhur të historisë.
Fondacioni Sëbashku ndërmerr këtë fushatë me qëllimin për të tërhequr vemendjen e publikut dhe vendim-marrësve mbi rëndësinë e këtij momenti historik.
Gjatë kësaj fushate, ne do të ndajmë fakte, informacion të detajuar dhe e ftojmë audiencën të diskutojmë rëndësinë e Traktatit dhe përfitimet e të pasurit të një bote pa Armë Bërthamore.
Na ndiqni përmes website e mediave sociale, dhe mos hezitoni të na dërgoni mesazhe, pyetje ose opinionet tuaja.
Presim të shkëmbejmë pikëpamjet tona së bashku në këtë përpjekje modeste në mbështetje të Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore.