Skip to content

Komunitete gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit!

Ky projekt synon të adresojë sfidën madhore për komunitete të aksesueshme dhe të jetueshme për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit, duke synuar pёrmirёsimin e trotuarёve dhe kryqёzimeve, nëpërmjet manualit qё do tё hartohet dhe trajnimeve me agjencitë përgjegjëse në Bashkinë Tiranё.
Gjithashtu, projekti synon të krijojë një platformë të thjeshtë që mund të përsëritet ku të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara ndajnë përvojat e tyre të jetuara me njëri-tjetrin përmes tregimit, si një mënyrë për të luftuar izolimin social, vetminë dhe “tjetërsimin” e këtyre grupeve.
Nëpërmjet stolave me mesazhe pozitive, projekti synon të ndërgjegjësojë dhe edukojë shoqërinë mbi moshimin dhe personat me aftësi të kufizuara, ndёrkohё qё ato shërbejnё si aksesorë urban dhe hapësira takimi.
Paraqitjet në media synojnë të adresojnë nevojën për më shumë kuptueshmёri të çështjeve me të cilat përballen të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara në jetën e tyre të përditshme.
Ky projekt mbështetet nga Kryqi i Kuq Shqiptar #KryqiKuqShqiptar dhe bashkë-financohet nga Bashkimi Europian #EUAid dhe Agjensia e Zhvillimit Austriak #ADA me koordinimin e Kryqit të Kuq Serb

#RedCrossOfSerbia #EU #RegionalProject #WesternBalkan #COVID19Resilience

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.