Skip to content

LISTA UDHËZUESE PËR ASISTENCËN PERSONALE!

Lista udhëzuese për Asistencën Personale

Fondacioni “Së bashku” po zbaton projektin: ” Lista udhëzuese për Asistencën Personale! ” me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB2), që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Projekti synon të mbështesë zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) në Shqipëri dhe në veçanti të nenit 19, “Jetesa e Pavarur dhe përfshirja në komunitet”, përmes prezantimit të listës udhëzuese për Asistencën Personale, si një mjet që ofron një udhërrëfyes drejt një skeme të përshtatshme të asistencës personale dhe njëkohësisht shërben si instrument monitorimi.

Lista udhëzuese për Asistencën Personale do të prezantohet dhe promovohet tek organizatat e personave me aftësi të kufizuara, vetë personat me aftësi të kufizuara dhe institucionet publike. Do të kryhet një anketim dhe rezultatet do të shërbejnë si pikënisje për përmirësime të mëtejshme të skemës aktuale.

Lista udhëzuese për Asistencën Personale është krijuar nga Rrjeti Europian për Jetesë të Pavarur – ENIL, si një mjet i ri për vlerësimin e skemave të asistencës personale nga perspektiva e jetesës së pavarur, nën drejtimin e Dr. Teodor Mladenov. Kjo listë synon t’u vijë në ndihmë aktivistëve në mbarë botën në luftën për asistencë personale më të mirë. Për herë të parë, ajo bën të mundur renditjen e skemave të asistencës personale sipas parimeve të jetesës së pavarur.

Rëndësia e listës udhëzuese qëndron në faktin se ajo përcakton qartë karakteristikat e një skeme të përshtatshme të asistencës personale dhe, mbi të gjitha, lejon vlerësimin e skemës në secilin vend dhe mundëson krahasimet ndërkombëtare. Pra, përveçse një udhërrëfyes drejt një skeme të përshtatshme, ajo është edhe një mjet monitorimi.

#ListaUdhëzuesePërAsistencënPersonale #JetesaEPavarur #SDG1 #SDG3 #SDG8 #SDG10 #UNDPAlbania #FondacioniSëBashku

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.