Përmirësimi i përfaqësimit dhe sfidimi i stereotipeve për personat me aftësi të kufizuar në media
Kohëzgjatja: Prill – Shtator 2022
Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është edukimi dhe rritja e ndërgjegjësimit për personat me aftësi të kufizuar nga gazetarë, studentë të gazetarisë dhe persona të tjerë të cilët merren me komunikimin në mënyrën e të raportuarit, përfaqësimin e diversitetit në media, gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën etike.
Objektivat:
- Përmirësimi i të kuptuarit për qasjen e duhur për përfaqësimin/raportimin në media për personat me aftësi të kufizuara nga gazetarët, studentët e gazetarisë, por edhe nga persona të tjerë që merren me komunikimin publik përmes mediave sociale si politikanët, institucionet etj, përmes serisë së videove dhe broshurës/fjalorthit.
- Edukimi dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut në përgjithësi për përfaqësimin e diversitetit në media, gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën etike përmes fushatës në mediat sociale dhe paraqitjeve në median tradicionale.
Aktivitetet:
- Përgatitja e një serie 3 – 5 videosh të shkurtra që trajtojnë tema si,1) ndryshimin e narrativёs të personit me aftësi të kufizuara si hero ose portretizimin e personave me aftësi të kufizuar si fatkeq, të sëmurë dhe të paaftë për të jetuar dhe orientimi drejt qasjes së të drejtave të njeriut 2) adresimi i gjuhës së urrejtjes dhe “ableist” ndaj personave me aftësi të kufizuara,
3) personat me aftësi të kufizuara të veçuar vetëm në transmetime/intervista për ta/jetën e tyre dhe jo pjesë e diskursit publik në media për tema të ndryshme. Videot do të shpërndahen në mediat sociale dhe mediat tradicionale.
- Përgatitja e një broshure/fjalorthi që do të edukojë gazetarët dhe studentët e gazetarisë, por edhe palët e tjera të interesuara për qasjen etike, jo “ableist”, të bazuar në të drejtat e njeriut, jodiskriminuese dhe kundërshtuese të gjuhës së urrejtjes, me shembuj dhe shpjegime konkrete.
- 3. Tri dalje në median tradicionale për gjuhën e urrejtjes për personat me aftësi të kufizuara.
- Organizimi i një tryeze të rrumbullakët me aktorë të ndryshëm duke përfshirë Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit, AMA, përfaqësues të medias dhe organizatave të shoqërisë civile për përfaqësimin etik/jodiskriminues të personave me aftësi të kufizuar në media dhe në komunikimet publike.
- Përgjat gjithë projektit do të zhvillojmë një fushatë në median sociale me grafikë dhe infografikë që adresojnë gjuhën e urrejtjes dhe qasjen jo të bazuar në të drejtat e njeriut ndaj personave me aftësi të kufizuara.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian, në kuadër të Projektit “Reporting Diversity Network 2.0”, nën skemën e mbështetjes së granteve të vogla.
#RDN 2.0 #ableistlanguage #hatespeech