Skip to content

Plazh i aksesueshëm në Kavajë/Shqipëri!

Projekti “Plazh i aksesueshëm në Kavajë/Shqipëri” mbështetet nga Qeveria Australiane dhe zbatohet nga Fondacioni “Sё Bashku”.

Aktivitetet e projektit përfshijnë:

  1. Realizimi i një plazhi publik në Kavajë/ Shqipëri plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Elementet e aksesueshmërisë do të përfshijnë:
  2. një rrogoz aksesi i cili është i rezistueshëm ndaj ujit dhe krijon akses në ujë për karrocat, personat që përdorin karrige me rrota, personat me dëmtime shikimi, këmbësorët etj.;
  3. një karrige me rrota lundruese plazhi që do të lejojë personat me aftësi të kufizuara fizike. për të shijuar detin;
  4. një dush të hapur i cili është i aksesueshëm për personat me të gjitha llojet e aftësive të kufizuara;
  5. sinjalistika e nevojshme për identifikimin e plazhit të aksesueshëm;
  6. vend parkimi i rezervuar;
  7. rampё aksesi që lidh rrugicёn pёr nё plazh me trotuarin.
  8. Një dokument që përfshin përcaktimet ligjore për aksesin e personave me aftësi të kufizuara në stacionet e plazhit si dhe praktikën e mirë që kemi realizuar nëpërmjet plazhit të parë të aksesueshëm në Shqipëri. Ky dokument do të shërbejë për edukimin dhe informimin e operatorëve të tjerë në plazhe dhe bashki bregdetare në të gjithë Shqipërinë për të bërë ndërhyrjet e duhura për personat me aftësi të kufizuara.
  9. 5 paraqitje mediatike në mediat kombëtare për të promovuar rëndësinë e plazheve të aksesueshme në Shqipëri, si një mënyrë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe barazinë por edhe si një nxitje dhe një vlerë e shtuar për ofertën turistike shqiptare.
  10. Një takim i hapur inaugurues në plazhin e aksesueshëm me pjesëmarrës si: Kryetari i Bashkisë së Kavajës, bizneset e sektorit turistik, Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, organizata jofitimprurëse të të drejtave të aftësisë së kufizuar, media etj.
Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.