Skip to content

Posta Shqiptare e aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara!

Posta Shqiptare është e rëndësishme sepse është pasuri kombëtare dhe është korporatë shtetërore që do të thotë se është pronë e taksapaguesve shqiptarë.
Posta Shqiptare ka një rrjet prej 533 zyrash postare, që ofrojnë shërbime të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.
Për më tepër, Posta Shqiptare ka një rëndësi kyçe sepse sipas VKM-së Nr.241, datë 31.03.2011, të gjitha institucionet publike dhe shoqëritë shtetërore, duhet të kenë si zgjedhje të parë Postën Shqiptare, për pagesat e çdo lloji.

Kjo bën që Posta Shqiptare të kryejë pagesat për personat me aftësi të kufizuara dhe pensionet për të moshuarit (që në mënyrë natyrale kanë një rënie të aftësive të tyre fizike, shqisore dhe njohëse), afërsisht 400,000 persona çdo muaj. Nuk po përmendim kёtu qindra shërbime tё tjera financiare dhe shërbimet postare që ofrohen çdo ditë në ambientet e Postës Shqiptare në të gjithë vendin.

Për këtë arsye, dhe nisur nga përvoja jonë në të gjithë Shqipërinë, kemi kuptuar se Posta Shqiptare ka probleme të mëdha për sa i përket aksesueshmërisë dhe me zbatimin e ligjit nr. 10 221, datë 4.2. 2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi” dhe duke pasur parasysh se Kapitulli IV i kushtohet tërësisht ndalimit të diskriminimit në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve, ne kemi ngritur disa ankesa për diskriminim ndaj Postës Shqiptare dhe i kemi fituar të gjitha.

Nëpërmjet këtij projekti, ne duam të ndërtojmë një dialog me Postën Shqiptare dhe të angazhojmë Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të përmirësuar në mënyrë strukturore aksesin e shërbimeve të tyre në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë për të ofruar shërbime në baza të barabarta për të gjithë qytetarët.

✅Ky projekt ndërmerret në kuadrin e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas” (LNB2) që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga katër Agjencitë e OKB-së UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN WOMEN. në partneritet me Qeverinë Shqiptare që synon të fuqizojë personat vulnerabël në Shqipëri për të pasur akses të barabartë në shërbime dhe mundësi, për të pasur një zë në vendimmarrjen publike që ndikon në jetën e tyre dhe për t’i mbajtur përgjegjëse institucionet.
#PaBarriera #ShёrbimDinjitoz #AksesPёrTёGjithё #AksesNёInformacion #SDG11 #SDG10 #UNDPAlbania #FondacioniSëBashku

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.