Skip to content

Promovimi i mbështetjes nga të ngjashmit/peer support në Shqipëri!

Mbështetja nga të ngjashmit/peer support është një shtyllë e rëndësishme e Jetës së Pavarur, siç përcaktohet në nenin 24, pika 3/a, si dhe në nenin 26, pika 1 e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Shqipëria e ka ratifikuar Konventën dymbëdhjetë vjet më parë, por koncepti i mbështetjes nga nga të ngjashmit/peer support ka mbetur gjerësisht i paeksploruar dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në legjislacionin shqiptar, përfshirë legjislacionin që është miratuar pasi vendi ynë iu bashkua Konventës. Ligji “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, i cili përveçse merret me aksesueshmërinë, përcakton jetesën e pavarur dhe hedh themelet për Asistencën Personale, nuk e përmend mbështetjen nga të ngjashmit/peer support.

Ligji “Për nxitjen e punësimit”, humbi një shans për të përfshirё mbështetjen nga të ngjashmit/peer support. Për më tepër, versioni shqip i Konventës gabimisht i referohet mbështetjes peer support si “mbështetje midis personave të së njëjtës moshë”.

Si pasojë, organizatat e personave me aftësi të kufizuara nuk e njohin mbështetjen peer support dhe nuk kanë advokuar për përfshirjen e saj në legjislacion dhe politika.

Qëllimi i kësaj nisme është të promovojë mbështetjen peer support.

#FondacioniSeBashku #BenteSkansgards #PeerSupport

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.