Promovojmё dhe Avokojmё pёr mjete ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri!
Ky projekt synon të nxisë nevojën e mbulimit nga shteti të mjeteve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara me qëllim përmirësimin e cilësisë sё jetës, mospërkeqësimit tё shëndetit dhe për të lehtësuar përfshirjen dhe pjesëmarrjen në shoqëri. Pajisjet ndihmëse janë një nga elementët kyç për garantimin e të drejtës për Jetesë të Pavarur për personat me aftësi të kufizuara siç përcaktohet në ligjin 93/2014 “Për përfshirjen sociale dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.
Nëpërmjet kësaj nisme duam të hapim diskutimin, të promovojmë mjetet ndihmëse, të tregojmë praktikat më të mira të ofrimit të tyre nga vendet fqinje dhe të advokojmë pranë institucioneve përkatëse për mbulimin e kostove të tyre dhe sigurimin nga shteti.
Objektivat e projektit:
- Të promovojë mjetet ndihmëse kryesore dhe më thelbësore për personat me aftësi të kufizuara nëpërmjet një dokumenti ilustrues dhe të udhëzojë institucionet shqiptare për mënyrën më të mirë të sigurimit të tyre nëpërmjet një dokumenti të praktikave më të mira, duke analizuar sistemet e vendeve fqinje pranë dhe vendeve me të ardhura të ngjashme.
- Të bashkojë të gjithë aktorët në konferencën e parë kombëtare për mjetet ndihmëse dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e tyre përmes medias, mediave sociale dhe prodhimit të një videoje.
Ky projekt ndërmerret në kuadrin e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas” (LNB2) që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga katër Agjencitë e OKB-së UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN WOMEN. në partneritet me Qeverinë Shqiptare që synon të fuqizojë personat vulnerabël në Shqipëri për të pasur akses të barabartë në shërbime dhe mundësi, për të pasur një zë në vendimmarrjen publike që ndikon në jetën e tyre dhe për t’i mbajtur përgjegjëse institucionet.
Ky projekt kontribuon në arritjen e SDG: