Qyteti për persona me aftësi të kufizuar – ëndrra të barabarta, mundësi të barabarta
Fondacioni “Së Bashku” me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert (FES) zbatoi projektin Qyteti për persona me aftësi të kufizuar – ëndrra të barabarta, mundësi të barabarta.
Ky project u zbatua gjatë vitit 2016.
Qëllimet e projektit:
- Hartimi dhe botimi i një libërthi mbi qytetin si është dhe si duhet të jetë për të qenë plotësisht i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar.
- Trajtimin e çështjes së aksesueshmërisë me të gjithë aktorët e mundshëm në shoqëri.
Rezultatet e nismës:
- Në bashkëpunim me StudioArch4 u hartua dhe u botua libërthi “Qyteti për persona me aftësi të kufizuar – ëndrra të barabarta, mundësi të barabarta”.
- U mbajt një konferencë promovuese për libërthin, në të cilën patëm nderin të kishim të ftuar edhe Nën Kryetaren e Bundestagut Gjerman, Znj. Ulla Schmidt.
Zonja Schmidt mbajti një fjalë përshëndetëse dhe na përgëzoi për punën e bërë me libërthin dhe për promovimin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar. Folës të tjerë ishin drejtuesi i Fondacionit Friedrich Ebert (FES), Suela Lala, drejtuese e Fondacionit Së Bashku, përfaqësuesit e StudioArch4 dhe Z.Florian Rojba drejtues i Shoqatës Kombëtare për Personat që nuk Dëgjojnë (ANAD).
- U mbajt në Bashkinë e Tiranës një takim ku uprezuantua libërthi dhe ku u diskutua mbi problematikat e aksesueshmërisë në qytet. Morën pjesë në takim, drejtues të drejtorive të ndryshme në bashki si ajo e urbanistikës dhe e transporteve, por edhe Nën Kryetarja Znj. Brunilda Paskali. Padyshim pjesë e takimit ishin përfaqësues të Fondacionit Së Bashku dhe Friedrich Ebert.
Në kuadër të nisës patëm edhe disa dalje mediatike për të promovuar aksesueshmërinë në Bashkinë Tiranë.