Raport alternativ mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara nё Shqipëri
Shqipëria duhet të paraqesë raportin e saj të ardhshëm të progresit mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në vitin 2023. Për të siguruar që Komiteti i KDPAK të ketë një panoramё të qartë të situatës në vend dhe të jetë në gjendje të japë rekomandime për të mbështetur reforma efektive, është e rëndësishme që organizatat e shoqërisë civile të ndajnë me Komitetin pikëpamjet e tyre për zbatimin e Konventës në Shqipëri.
Për këtë arsye, ky projekt do të hartojё një raport alternativ mbi përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara në Konventë. Raporti do të përgatitet nga një koalicion ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile udhëhequr nga Fondacioni “Së Bashku”, me mbështetjen e një eksperteje ndërkombëtare.
Organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe organizata të tjera të shoqërisë civile jo vetëm që do të përfshihen në përgatitjen e raportit, por do të rrisin kapacitetet e tyre për të monitoruar zbatimin e politikave dhe legjislacionit për aftësinë e kufizuar.
Së fundi, seria e tryezave tematike do të inkurajojë bashkëpunimin efektiv ndërmjet agjencive shtetërore dhe organizatave të personave me aftësi të kufizuara dhe do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushat kyçe të mbuluara nga raporti.
Ky projekt zbatohet nga Fondacioni “Sё Bashku” dhe ndërmerret në kuadrin e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB2) zbatuar nga UNDP në Shqipëri, i cili, mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
#RaportAlternativKDPAK #CRPDShadowReportAlbania
#SDG3 #SDG4 #SDG11 #SDG10 #SDG16
#UNDPAlbania #FondacioniSëBashku