Rruga flet për gjithëpërfshirjen
Qëllimi i kësaj nisme është të ofrojë një model për projektimin e hapësirës publike në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh nevojat e të gjithë përdoruesve tё rrugёs, kështuqë qyteti të jetë miqësor pёr të gjithë komunitetin, pa diskriminim.
Personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit përballen me një sfidë të përditshme si përdorues të rrugëve dhe trotuareve në bashkinë Kamëz, veçanërisht në Bulevardin “Nënë Tereza”.
Kjo rrugë ka këto probleme:
- Mungesa e rampave për personat me aftësi të kufizuara
- Mungesa e sipërfaqeve me reliev për të orientuar personat me aftësi të kufizuara në shikim
- Mungesa e semaforëve akustikë
- Rruga u jep përparësi makinave duke çuar në pabarazi për këmbësorët
- Mungesa e parkingjive të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara në anë të rrugës
- Mungesa e kryqёzimeve miqësore për fëmijët dhe grupet e tjera të margjinalizuara në shoqëri p.sh me ngjyra dhe tërheqëse.
- Stacionet e autobusëve në këtë rrugë jo të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, nënat me fëmijë etj.
- Koha në dispozicion për kalimin e këmbësorëve është e kufizuar
- Rruga është shumë e gjatë, pa pika referimi, gjë që e bën të vështirë për përdoruesit
Shqipëria ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara që në vitin 2013 dhe ka disa ligje në fuqi për të garantuar aksesueshmёrinё për personat me aftësi të kufizuara në infrastrukturë dhe shërbime, por duket se mungesa e njohurive mbi legjislacionin dhe standardeve teknike dhe mungesa e konsultimit publik ka sjellë situatën aktuale, në këtë rrugë, por edhe në rrugë të tjera të bashkisë Kamëz.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim
#FondacioniSeBashku #BashkiaKamёz #RrugaFletPërGjithëpërfshirjen #WEBER3.0 #EUAlbania #ADA