Skip to content

Shpërndarja e jastëkëve anti-dekubitus dhe materialeve të tjera për 26 persona me aftësi të kufizuar

Ky projekt u mundësua nga MAAS- Besa dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Shqipëri. Projekti u zbatua gjatë vititt 2016.

Nisma mori jetë falë vullnetit të mirë tё dy shqipëtarëbe- amerikanë, Ilir Zela dhe Ilir Qirici. Ata ndërmorën një iniciativë për mbledhje fondesh për tu ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri. 

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Shqipëtar ndihmoi me procedurat e zhdoganimit të materialeve dhe materialet e ardhura u magazinuan në hapësirat e tyre.

Fondacioni “Së Bashku” ndihmoi në identifikimin e personave me aftësi të kufizuar, të cilët kishin nevojë për këto pajisje si edhe në shpërndarjen e tyre.

Bashkëpunimi midis tre organizatave u erdhi në ndihmë shumë personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri me mjete dhe pajisje të cilat janë jetësore për ta.

 

Rezultatet e nismës:

  • Me paratë e mbledhura u blenë paisje të ndryshme për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
  • U blenë rreth 26 jastek anti-dekubitus dhe 3 dyshekë anti-dekubitus.
  • MAAS-Besa solli nga SHBA një numër të madh karrigesh me rrota, paterica e mjete të tjera për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

 

Duhet të theksojmë që me organizatën MAAS- Besa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi bashkëpunuar edhe shumë herë të tjera duke ndihmuar, mbledhur fonde për persona me aftësi të kufizuar në Fushë Krujë, Vlorë e qytete të tjera.

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.