Skip to content

Takime informuese mbi aftësinë e kufizuar me mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare Tiranë

Fondacioni “Së Bashku” me mbështetjen e Global Albanians Foundation (GAF) zbatoi nismën: “Takime informuese mbi aftësinë e kufizuar me mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare Tiranë”

Ky projekt u zbatua gjatë vitit 2015. 

 

Projekti kishte si synim trajnimin e mësuese për arsimin gjithëpërfshirës dhe takime me nxënësit për të folur mbi aftësinë e kufizuar. 

Kjo nismë u realizua në në tre shkolla të ndryshme të qytetit të Tiranës.

 

Qëllimi i nismës:

 

  • Ky projekt ka si synim të informojë mësuesit e shkollave 9-vjeçare mbi aftësinë e kufizuar, modelet dhe përqasjet ndaj saj, disa konsiderata etike të cilat duhen të mbahen parasysh gjatë punës me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe një prezantim mbi parashikimet e legjislacionit shqiptar përsa i përket arsimimit të personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, trajnimi me mësuesit do të përmbajë informacion në lidhje me arsimin gjithëpërfshirës si koncept, hartimin e një plani PEI dhe problematika të tjera që hasen gjatë punës. 
  • Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin e vetë nxënësve të këtyre shkollave në mënyrë që të mbështesin bashkëmoshatarët e tyre me aftësi të kufizuara. Gjatë takimit me nxënësit do të shfaqet një dokumentar i shkurtër, i cili paraqet përditshmërinë e të jetuarit me aftësinë e kufizuar të katër personave. Pyetje dhe diskutime vijuan nga pjesëmarrësit.

 

Rezultatet e nismës:

  • U trajnuan rreth 20 mësues në seclën prej shkollave të përfshira në projekt. Në fund të trajnimit u shpërndanë nga Fondacioni “Së Bashku” certifikata për mësuesit.
  • U mbajtën tre diskutime të hapura me nxënësit e tre shkollave të përfshira. Në nisje të diskutimeve u shfaq një dokumentar që tregon problematikat që hasim personat me aftësi të kufizuar për të marë pjesë në shoqëri.
Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.