Skip to content

“Të aftë për të dashuruar: Të jesh një njeri, do të thotë të jesh qënie seksuale”

Fondacioni “Sё Bashku”, me mbёshtetjen e UNFPA Shqipëri, në kuadër të programit “Ta themi me zë të lartë: Personat me Aftësi të Kufizuara kanë të Drejta Seksuale dhe Riprodhuese!”, ka ndërmarrë nismën “Të aftë për të dashuruar: Të jesh një njeri, do të thotë të jesh qënie seksuale”.

Ky projekt synon të vazhdojë diskutimin për Shëndetin dhe të Drejtat Seksuale dhe Riprodhuese tё personave me aftësi të kufizuara, por këtë herë jo përmes shfaqjes teatrale, por përmes historive të vëtё personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë.

Seksualiteti, marrëdhëniet intime dhe prindërimi për personat me aftësi të kufizuara mbeten tema tabu në shoqëritë shqiptare. Megjithatë, disa prej nesh, kanë kapërcyer paragjykimet dhe diskriminimin duke mundur të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme, të gëzojnё jetë seksuale dhe të bëhen prindër. Nëpërmjet këtij projekti do të sjellim historitë e 10 personave me aftësi të kufizuara që do të ndajnë përvojat e tyre mbi dashurinë, intimitetin dhe prindërimin si persona me aftësi të kufizuara.

Kjo broshurë dëshmuese do të pasohet nga një tryezë e rrumbullakët me aktorë të ndryshëm për të diskutuar sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri për të gëzuar shëndet dhe të drejta seksuale dhe riprodhuese.

#Njeri=QënieSeksuale #SRHR #TaThemiMeZëTëLartë #FondacioniSëBashku #UNFPAAlbania

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.