Skip to content

Të mobilizohemi për marrjen e masave të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar ndaj COVID-19

Emergjenca e shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri ka shkaktuar vështirësi jo vetëm ekonomike por edhe shëndetësore për popullsinë në përgjithësi dhe në veçanti për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre. 

 

Për tu ardhur në ndihmë komunitetit të personave me aftësi të kufizuar në këtë periudhë emergjence, UNDP Albania, në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind” – Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mundësoi nismën tonë: “Të mobilizohemi për marrjen e masave të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar ndaj COVID-19” për një periudhe 5 mujore. Qershor -Tetor 2020. 

 

Synimi i nismës tonë është të përmirësojë përgjigjen e organizatave të personave me aftësi te kufizuar në lidhje me situatën e emergjencës së Covid-19. Ky synim arrihet nëpermjet forcimit të bashkëpunimit midis organizatave të personave me aftësi të kufizuar për të identifikuar problematikat e hasura përgjatë periudhës së emergjencës dhe për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme. Po ashtu, nje rol te rendesishem në lidhje me synimin e nismës tonë luan mundësimi i ndarjes së informacionit mbi rreziqet e shtuara të COVID-19 për personat me aftësi të kufizuar dhe masat që ata duhet të ndërrmarrin për të shmangur infektimin. Një faktor tjetër kryesor i kësaj nisme është rritja e ndёrgjegjёsimit pёr tё drejtat e personave me aftësi të kufizuar gjatë periudhave të emergjencave në përgjithësi dhe emergjencës së COVID-19 në veçanti.

 

Takimet me organizatat e personave me aftësi të kufizuar, eksperteve, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe aktorёve të tjerë të interesuar, u zhvilluan online, për të shmangur rrezikun e infektimit në ketë periudhë pandemie.  

 

Analizimi i situatës aktuale të personave me aftësi të kufizuar do të paraqitet në një raport i cili do të përfshijë edhe propozimet e bëra nga përfaqësuesit e organizatave të personave me aftësi të kufizuar për përmirësimin e situatës së këtij komuniteti përgjatë pandemisë. 

 

Publikimi i këtij raporti, përdorimi i mediave sociale dhe daljet në televizionet do të sjellë në vëmendje të ligj-zbatuesve, ligj-vënëseve dhe publikut të gjerë, problemet e personave me aftësi të kufizuar, të lënё në harresë në këtë periudhë pandemie duke i ndërgjegjësuar ata për ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e situatës në të cilën ndodhen personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre. 

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.